Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje

TIRANE- Atë që u detyruan ta bëjnë policët, nuk do ta bëjnë deputetët, të paktën për momentin. Një propozim i kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi që detyronte deputetët të plotësonin një formular deklarimi për përdorimin ose jo të SKYECC apo EncroChat është rrëzuar nga mazhoranca.

Për opozitën përdorimi në shqip i programeve të enkriptuara, që ishin gjerësisht mjete komunikimi të grupeve të sofistikuara kriminale e që hetimet e fundit të SPAK, kanë dëshmuar lidhje të krimit me shtetin dhe politikën, ndërsa për mazhorancën propozimi po bëhet për populizëm

Gazment Bardhi Kryetar i Grupit të PD: Jua keni kërkuar policëve me 600 mijë lekë rrogë, pse të mos e nisim nga vetja?

Bledar Çuçi Deputet i PS: Bën si i virgjër e i pastër. Po këto Sky dhe Enchro, janë një apo dy të ndryshme.

Bardhi: Mos bëj teatër tani, ke qenë ministër i brendshëm, nuk e di ti me çfarë punonte krimi, apo merreshe me pastrueset.

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit: Duhet një grup pune për rregulloren në tërësi.

 

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin rrëzoi sot propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për ndryshimin e rregullores që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Kuvendi do ngrejë një grup pune për përmirësime në tërësi të rregullorres. Bardhi thotë se kjo do të bëhet për efekt transparence.

“Është detyrimi jonë ti bëjmë qytetarëve transparencë, Është turp ti kërkosh policit me pagë 600 mijë lekë, që është roje që deklaron nëse përdor Sky ECC ndërkohë që ata ia kërkojnë kanë përdorur Sky ECC. E ne këtu themi ka implikime ligjore, transparenca. Asnjë implikim ligjor, veç vullnetit për tia fshehur publikut se kush është ajo pakicë që ka përdorur këtë aplikacion për të komunikur me krimin e organizuar”

Ndërkohë PS është e rezervuar. Thotë se propozimi i opozitës duhet të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, jo të bëhet populizëm. Në replikë me Bardhin Çuçi tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së e di mirë se kush bashkëpunon me krimin. 

Bledi Çuçi: Të ngremë një grup pune për të parë disa elementë. A duhet futur në Rregullore? Apo e fusim tek Kodi i Etikës? Mos ka emra të tjerë aplikacionesh? Duhen parë me kujdes. T’ja kalojmë grupit të punës pranë Sekretarit të Përgjithshëm. Duhet parë më gjerë mund ta shtrijmë tek drejtësia, tek kryetarët e bashkive. Por unë nuk e mendoj kështu.

S’e kush bashkëpunon me krimin e di mirë ti (I drejtohet Gazment Bardhit)

Arben Pëllumbi: A ke informacion që unë bëj pjesë nga deputetët që kam përdorur këtë? Nuk mund ta përdorim për luftë politike të ditës. Ne nuk jemi këtu për të kontrolluar njëri tjetrin, nëse bëjmë punën apo kemi figurën e pastër.  Futja në rregullore është përdorim për interesat politike. 

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për këtë sesion parlamentar, të dy palët bashkuan votat, që në seancën më të parë të hidhet në votim rasti i deputetit Vullnet Sinaj. Parlamenti do të vendosë nëse do ta përcjellë apo jo rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas opozitës ka përfituar fonde publike përmes bizneseve të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
PS e PD dakordësi për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare

Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD dhe PS e nisin sesionin e ri parlamentar me një dakortësi të re, për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare në zbatimin e ligjeve që lidhen me anti-korrupsionin. Kjo dakortësi u shpalos në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores.  


“Metodologjia për vlerësimin parandalues të korrupsionit pritet të miratohet në konferencën e ardhshme të kryetarëve dhe përsëri ndryshimet e propozuara kanë synim që në procesin legjislativ të bëhet dhe vlerësimi parandalues për korrupsionin gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve nga kuvendi” tha Blerina Gjylameti

Ne biem dakord me cdo ndryshim jo thjesht në rregulloren e kuvendit por në cdo ligj nëse synohet të forcohen mekanizmat për parandalimin e korrupsionit. Do të votojmë pro dhe për faktin që është bashkëpropozim me zv/kryetaren e komisionit të ekonimisë Sorina Koti” tha Gazment Bardhi

Projektvendimi i miratuar është Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti. 

Ora 12:20
Deputetë me SkyECC? Korreshi: Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.

Ndërsa deputeti i PD-së Saimir Korreshi duke këmbëngulur se ky ndryshim rregulloreje rrit transparencën me ironi tha se nuk besonte që ky aplikacion të jetë përdorur nga deputetët për të bërë ‘puci puci me gruan”

Saimir Korreshi: Nuk ke pse e përdor për qëllime të sinqerta. Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan. Më vjen keq. Nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me grun me EncroChat. Pse të mos ndryshojë rregullorja. Kaq transparencë mund tia bëjmë njerëzve. Pastaj nëse ka folur me gruan nuk ka ndonjë gjë të keqe

Ora 12:15
Deputetë me SkyECC? Çupi e PD-së me Gjylamentin e PS në një zë: Kuvendi ti çojë shkresë SPAK, të na thotë emrat

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi propozon që Kuvendi ti drejtohet SPAK me shkresë për të kërkuar emrat e deputetëve se kush ka përdorur këtë aplikacion. Ky propozim mori përkrahjen edhe të deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.

Dhurata Çupi: Kuvendi t’i drejtohet SPAK me një kërkesë. Nga 16 mijë përdorues të na thotë kush janë ish deputetët, deputetë, lsh ministra, ministra apo funksionarë publikë që kanë përdorur këtë aplikacion.

Ti drejtohemi SPAK të na thotë kush janë ata që e kanë përdur. Në kuadër të transparencës.  Të dimë kush janë një grup i vogël deputetësh që kanë përdorur aplikacionin për të mbajtur karrigen e pushtetit.  Nga sot ti dërgojmë një shkresë SPAK ku të kërkojmë që gjatë këtyre viteve që ka funksionuar ky aplikacion. PS thotë se nuk është kundër rritjes së transparencës

Blerina Gjylameti: Mbështes propozimin e Çupit, mund t’i drejtohemi SPAK për këto dy aplikacione por për ndryshimin e regullores. Mileti duhet të dijë të vërtetën. Ne nuk po themi të bëjmë organ akuze. Por me integritetin e secilit deputet të thotë nuk e kam përdorur këtë aplikacion.

 

Ora 11:14
Mandati i Sinajt në Kushtetuese, PS-PD dakordësi për tu votuar në seancën e parë plenare

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.

Kompanitë në pronësi të zotit Sina kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Mjafton që të ketë përfituar 1 lek nga paratë e taksapaguesve shqiptar që të jetë në kushtet papajtueshmërisë sipas nenit 70 të Kushtetutë. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës në seancën e para plenare të Kuvendit dhe dërgimin menjëherë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Kërkoj të votohet në seancën e ditës së hënë”, tha Bardhi.

Por deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e së hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial.

“Shumica në këtë këshill, rekomandon që t’i kalojë seancës plenare për votim projektvendimi për dërgim e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Bushka.

Propozimi hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi

“Konferenca e kryetarëve duhet të ishte mbledhur, s’ka asnjë pengesë për të ndryshuar rendin e ditës, boll kemi pushuar nga data 19 dhjetor deri në 20 duhet të ketë seancë të enjten ardhshme dhe nuk ka asnjë pengesë për të pasur seancë të enjten e ardhshme. Raportet duhet të paraqiten. Kemi bërë gati raportet janë gati për votim në çështjen plenare. Të votohet në seancën e parë plenare”, tha Bardhi.

Këshilli u dakordësua që “raportet të votohen në seancën e parë plenare”

Lajmi ne perditesim...

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit

DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit