Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi propozon që Kuvendi ti drejtohet SPAK me shkresë për të kërkuar emrat e deputetëve se kush ka përdorur këtë aplikacion. Ky propozim mori përkrahjen edhe të deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.
Dhurata Çupi: Kuvendi t’i drejtohet SPAK me një kërkesë. Nga 16 mijë përdorues të na thotë kush janë ish deputetët, deputetë, lsh ministra, ministra apo funksionarë publikë që kanë përdorur këtë aplikacion.
![]()
Ti drejtohemi SPAK të na thotë kush janë ata që e kanë përdur. Në kuadër të transparencës. Të dimë kush janë një grup i vogël deputetësh që kanë përdorur aplikacionin për të mbajtur karrigen e pushtetit. Nga sot ti dërgojmë një shkresë SPAK ku të kërkojmë që gjatë këtyre viteve që ka funksionuar ky aplikacion. PS thotë se nuk është kundër rritjes së transparencës
Blerina Gjylameti: Mbështes propozimin e Çupit, mund t’i drejtohemi SPAK për këto dy aplikacione por për ndryshimin e regullores. Mileti duhet të dijë të vërtetën. Ne nuk po themi të bëjmë organ akuze. Por me integritetin e secilit deputet të thotë nuk e kam përdorur këtë aplikacion.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje









