Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.
Kompanitë në pronësi të zotit Sina kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Mjafton që të ketë përfituar 1 lek nga paratë e taksapaguesve shqiptar që të jetë në kushtet papajtueshmërisë sipas nenit 70 të Kushtetutë. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës në seancën e para plenare të Kuvendit dhe dërgimin menjëherë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Kërkoj të votohet në seancën e ditës së hënë”, tha Bardhi.
Por deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e së hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial.
“Shumica në këtë këshill, rekomandon që t’i kalojë seancës plenare për votim projektvendimi për dërgim e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Bushka.
Propozimi hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi
“Konferenca e kryetarëve duhet të ishte mbledhur, s’ka asnjë pengesë për të ndryshuar rendin e ditës, boll kemi pushuar nga data 19 dhjetor deri në 20 duhet të ketë seancë të enjten ardhshme dhe nuk ka asnjë pengesë për të pasur seancë të enjten e ardhshme. Raportet duhet të paraqiten. Kemi bërë gati raportet janë gati për votim në çështjen plenare. Të votohet në seancën e parë plenare”, tha Bardhi.
Këshilli u dakordësua që “raportet të votohen në seancën e parë plenare”
Lajmi ne perditesim...
Lajmi kryesor: