Deputetet nismë për ndryshime në 
Kod,1 në 3 kandidate të jetë femë

Deputetet nismë për ndryshime në <br />Kod,1 në 3 kandidate të jetë femë
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore gratë deputete të Kuvendit kanë ndërmarrë nismën që të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor .Pas kryerjes së disa konsultave me KQZ, kryetarët e partive dhe me institucionet ndërkombëtare, siç është OSBE deputetet femra pavarësisht kujt partie i përkasin, kanë depozituar në Kuvend amendamentet për Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet parashikojnë që në listën e kandidatëve një në tre emra të jetë një grua, në nenin 67 bëhet e detyrueshme prania e 40% e të femrave në listën e kandidateve për deputetë, nga 30 që është aktualisht.

Një tjetër pikë ku propozohen ndryshime janë edhe masat ndaj partive politike nëse nuk respektojnë kuaotat gjinore . Ndonëse deri tani ato gjobiteshin nga KQZ gratë deputete propozojnë që lista e kandidatëve të mos u pranohet fare pasi shkelet ligji I zgjedhjeve . megjithatë këtyre subjekteve politike u lihet një afat kohor për të dorëzuar ashtu siç e parashikon ligji listën e tyre.
 
 Poashtu 20% e kandidateve për kryetare bashkie duhet ët jenë femra.“Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 %  e listës duhet tí përkasë secilës gjini. Koalicionet depozitojnë në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 %  e listës duhet tí përkasë secilës gjini. “ shkruhet në amendimet e depozituara në kuvend nga aleanca e grave deputete.
 
Pak ditë më parë nën/kryetari i KQZ, Denar Biba në një intervistë për A1 Report u shpreh se duhen bërë ndryshime në Kod për shkak të mos përputhjes mes ligjit për ndarjen territoriale dhe Kodit Zgjedhor dhe për këtë është vënë në dijeni Kuvendi i Shqipërisë i cili sipas burimeve është vënë në lëvizje për të bërë ndryshimet e duhura që mos ketë pengesa në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

dokument
(Ndryshimet në Kodin Zgjedhor)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?