Deputetët e Partisë Socialiste Ervin Bushati Klotilda Bushka dhe Almira Xhembulla po zhvillojnë disa takime me deputetë të ndryshëm të shteteve përkatëse evropiane, gjtë pjesëmarrjes së tyre në parlamentin e Këshillit të Evropës.
Duket se deputetët e majtë po shfrytëzojnë këtë rast për të lobuar lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Deputeti Ervin Bushati, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga këto takime, ku ai raporton se ndër të tjera ëhstë takuar edhe me presidentin e Këhsillit të Evropës Michele Nicoletti.
Deputeti Ervin Bushati dhe koleget në KiE
AKTIVË & PUNË: BE është Vlera & Përgjegjësi!
Tani jemi më pranë Europës, më pranë vlerave ndërkombëtare dhe më pranë familjes së madhe europiane.
Një javë pas hapjes së negociatave me BE, përgëzohemi personalisht nga presidenti i PACE Z. Michele Nicoletti, një mbështetës konstant dhe i fuqishëm i çështjes shqiptare.
Bashkë me koleget Klotilda Bushka & Almira Xhembulla po zhvillojmë takime sistematike me shumë kolegë ndërkombëtare, të cilët do të kthehen në Parlamentet përkatëse europiane, tepër të qartë mbi progresin europian të Shqipërisë.
Deri të premten, na presin ditë të ngjeshura takimesh zyrtare dhe miqësore, për të shtyrë sa më përpara çështjen Europiane të gjithë Shqiptarëve.
Sa më shumë Punë, aq më shpejt në BE!!
Komenti i Ervin Bushatit
Po kam dash ua futna ne Evropi.
Përgjigju