Deputeti Aqif Rakipi përplas 
për vdekje një person/VIDEOFOTO/Ky është 54 vjeçari që vdiq në aksident
 

TIRANE-Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa  AA002 CY.
 
54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.
 
54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, pasi ka qenë fatale, deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.
foto viktima
 
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi po lëvizte me makinë nga Tirana për në qytetin e Durrësit në momentin që përplasi për vdekje kalimtarin në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.
 
Aqif Rakipi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky është mandati i dytë që Rakipi zgjidhet nga populli si deputet nga radhët e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim.

Deputeti u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10' u dorëzua: Përplasa një person
Aqif Rakipi nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa 10 minuta pas aksidentit është vetëdorëzuar duke pranuar ngjarjen.
 
Aktualisht ai është i ndaluar në ambientet e komisariatit të policisë së Tiranës, ndërsa mësohet se testi i alkoolit ka rezultuar negativ.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat’ thuhet në njoftim.

Policia: Prokurori kishte fikur telefonin, grup ekspertësh për hetimet
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa deklaron se Prokurori i gatshëm kishte të fikur telefonin, por më pas u njoftua Prokurori i Tiranës, që kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
 
Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.
 
Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 54 vjeç
’ thuhet në njoftim e policisë.

Policia: Largimi i i deputetit nga vendngjarja nuk pengon hetimin 
Pas akuzave nga PD se janë prishur provat pas largimit të deputetit nga vendi i ngjarjes ka reaguar policia, duke theksuar se janë kryer të gjitha ekzaminimet, pavarësisht largimit të deputetit. 

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes.
 
Automjeti i përfshirë në ngjarje, ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale
” thotë policia. 

Çfarë parashikon kodi penal për Aqif Rakipin
Në rast se ekspertiza auto-teknikë do të nxjerr fajtor Rakipin atëherë prokurori i përgjithshëm do ti kërkoj parlamentit autorizim për arrestimin e deputetit.
 
Ndërsa në të kundërt ndaj tij do të aplikohet vetë masa administrative me gjobë dhe heqje patente.
 
E paqartë mbetet fakti nëse gjatë kësaj ngjarje do të procedohet me dhe shkeljen penale sic është ajo e largimit nga vendi aksidentit.
 
Pasi sipas policisë Rakipi nuk është ndaluar nga patrulla aty ku ka shtypur Seit Sorren por është vetëdorëzuar në komisariat 10 minuta pas ngjarjes.
ekskluzive
(Automjeti i deputetit i Aqif Rakipi, i i cili është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari)
ekskluzive
(Automjeti i deputetit i Aqif Rakipi, i icli është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari)




ekskluzive

Report Tv në vendin e ngjarjes, ku deputeti përplasi për vdekje 54-vjeçarin
Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur 54-vjeçari Seit Sorra, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta zbuloi të tjera detaje nga vendi ku ndodhi aksidenti.
 
Nga furgoni kanë zbritur tre persona, ndërsa dy prej tyre kanë arritur që të kalojnë autostradën, 54-vjeçari është përplasur për vdekje.
 
Ai është përplasur në xhamin e parë të makinës së deputetit duke humbur jetën në vend, ndërsa për 30 minuta u bllokua qarkullimi.
 
Ngjarja ka ndodhur përballë tregut ushqimor, ndërsa pritet ekspertiza auto-teknike për të zbardhur shpejtësinë me të cilën ka qenë duke lëvizur deputeti i PDIU.
 
Pak metra nga vendi i aksidentit ndodhet një mbikalim, por tregtarët jashtë kamerave të Report Tv shprehen se nuk i shërben atyre, pasi është larg, ndërsa cdo ditë ata kalojnë në autostradë nga të dy anët.
 
Në fakt shkelja fillon që te drejtuesi i furgonit, i cili edhe pse e ka të ndaluar që të ndalojë për të marrë apo zbritur pasagjerë në autostradë ka shkelur ligjin duke ndaluar dhe zbritur pasagjerët në një xhep.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)