Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 74,3%, duke kaluar shifrën përfundimtare të vitit 2022, kur votuan 70,6% e qytetarëve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 20:00 me orën lokale kishin votuar mbi 5,4 milionë izraelitë, rreth 655 mijë më shumë se në të gjithë zgjedhjet e mëparshme.
Ndërkohë, Komisioni Zgjedhor ka refuzuar kërkesën e partisë Likud të Benjamin Netanyahut për zgjatjen e votimit. Qendrat do të mbyllen sipas planit, në orën 21:00 me orën shqiptare. Qytetarët që mbërrijnë përpara mbylljes do të lejohen të votojnë.
Televizioni izraelit N12 raporton se njerëzit pranë Netanyahut po përgatisin një deklaratë për shpalljen e fitores nëse Likudi siguron më shumë mandate se çdo parti tjetër, edhe në rast se partitë e kampit të Gadi Eisenkotit marrin së bashku më shumë vende në parlament.
Në këtë rast, të dy rivalët pritet të kërkojnë të drejtën për formimin e qeverisë. Vendimin e merr presidenti izraelit Isaac Herzog, pasi dëgjon rekomandimet e partive parlamentare dhe vlerëson se kush ka më shumë mundësi të krijojë shumicën.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Partia e Netanyahut del e para, por koalicioni i Eisenkotit kryeson! Asnjëri nuk siguron shumicën, partitë arabe fitojnë terren








