Deputeti çam: Nuk kam vënë dorë
mbi kreun e PD Pajovë, e kam shok

Deputeti çam: Nuk kam vënë dorë<br />mbi kreun e PD Pajovë, e kam shok
TIRANË  - Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në Peqin, Aqif Rakipi ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka ushtruar dhunë karshi kreut të PD-së Pajove, Diell Cela.

Në një lidhje telefonike për Report TV, deptueti Aqif Rakipi tha se  nuk ndodhje fare ne Peqin ne momentin ku ka ndodhur incidenti, ndërsa theksoi se është mik me Celën.
 
"Mund të shkojnë ta shohin se cfarë ka ai, dhe mund të flitet me atë direkt jo komunikim sic del PD. Nuk kam lidhje fare me incidentin. E kam mik, e kam shokë, nuk kam vënë dorë mbi të", - u shpreh në një prononcim të shkurtër për Report TV deputeti i PDIU-së.

Partia Demokratike denoncoi mbrëmjen e së dielës kreu i degës së PD-së në Pajovë të Peqinit Diell Çela është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU-së në Elbasan Aqif Rakipi dhe i vëllai i tij.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në një lokal të qytetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot