Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ishte i ftuar në Vizion Plus, ku ka folur e diskutuar në lidhje me biznesin dhe nivelin e taksave në Shqipëri. Gjatë bisedës, Spaho çuditërisht përmendi dhe vlerësoi Krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për punën e bërë nga ana e tij në Tiranë, si dhe miradministrimin e të ardhurave të qytetit.

Pavarësisht bindjeve politike të tyre të kundërta duket se modeli i kryebashkiakut Erion Veliaj ka bindur edhe vetë të djathtët se ai është personi i duhur për të mirëmenaxhuar punën në Tiranë. Por nga ana tjetër, Spaho deklaroi e kërkoi që ky model të ndiqet dhe nga bashkitë e tjera në Shqipëri.

Banesat para ‘93 tatohen më pak, pas ‘93 tatohen diçka më shumë. Kjo është e ndarë sipas zonave. Pra sistemi është vleror, vetëm masa e vlerës, Kjo taksë nuk mblidhet më shumë se 30 për qind. Pra, ajo që duhet të bëjmë ne është të mos rrisim taksën, por të përmirësojmë administrimin. Shumë mirë u bë në Tiranë që u fut me faturën e ujit, dhe po mblidhet. Të shtrihet kjo dhe në bashkitë e tjera. Dhe të mblidhet ky nivel që është sot, që i përgjigjet nivelit ekonomik të familjeve shqiptare./Dita/

Edmond Spaho