Deputeti Gashi: Nuk ka asnjë deputet në shitblerje

Deputeti i qarkut të Durrësit, Hazir Gashi mohoi kategorikisht që ai të ketë pasur ndonjë ofertë në para nga Berisha në këmbim të votës për Presidentin e vendit. Ai u shpreh i shqetësuar për përmendjen e emrit të tij. "Kush është burrë të dalë dhe të thotë kush është blerë. Kjo është gënjeshtër e madhe. S'kam nevojë për para. Nëse dua t'ia jap votën dikujt, këtë mund ta bëj pa më joshur njeri, por sepse kështu mendoj. Dha jam aq burrë sa të shkoj në parti e të them deri këtu, por dua të votoj filanin për President. Unë s'di të joshet ndonjë deputet, sepse s'ka nevojë", tha Gashi, duke mohuar mundësinë që brenda grupit të PS të ketë ndonjë tjetër deputet që mund të blihet nga Berisha. Ai tha se s'ka nevojë se asnjë deputet për para që të japë votën. "Berisha s'ka nevojë t'i blejë deputetët se i ka brenda koalicionit të tij për të zgjedhur Presidentin. Nuk ka nevojë të blejë as Kastriot Islamin e as Dritan Priftin", tha Gashi për një të përdtishme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar