Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshill të Europës pas përjashtimit të Rusisë

Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshill të Europës pas përjashtimit të Rusisë

Knut Abraham

Knut Abraham, deputet i Bundestagut dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar pranimin urgjent të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një deklarate për media, Abraham i ka bërë thirrje Qeverisë Federale të Gjermanisë të bëjë fushatë për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kosova, thotë ai, është një demokraci e re, e cila ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), raporton Zeri.info.

“Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, tani është jashtëzakonisht e rëndësishme që lufta në Ballkan të bëhet e paimagjinueshme dhe të dërgohet një sinjal i qartë se ne nuk tolerojmë asnjë ndryshim të kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e pakicave dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”, deklaroi deputeti gjerman.

Ndër të tjera, ai e quajti “vendim të duhur” pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës si rezultat “i luftës së paligjshme të agresionit kundër Ukrainës”, teksa tha se “tani ne gjithashtu duhet të dërgojmë sinjalin e duhur për të treguar se Këshilli i Evropës është ende një institucion i rëndësishëm, i angazhuar për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja