Egzon Azemi, deputet i partisë së kryeministrit në detyrë të detyrë Albin Kurti, është bërë dje pjesë e protestës mbarë kombëtare që u zhvillua në Tiranë.
Këtë e konfirmon vetë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në një postim në rrjetin social Facebook, i cili ka ndarë një video nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa ndodhej në mesin e turmës.
“Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi.
Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort!
Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, shkruan Azemi krahas videos nga protesta.
Azemi rezulton një person me probleme me drejtësinë, pasi në prill të këtij viti u dënua nga Gjykata Themelore me 1 vit e 6 muaj burg, sepse në rrjetet sociale ka nxitur urrejtje dhe ka kërcënuar një gjyqtar dhe një prokuror të Kosovës.
Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 36. Tubimet nisën fillimisht për të kundërshtuar investimin prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, për të vijuar më pas me kërkesat për largimin e të gjithë establishmentit politik.
Komente











Ik more idiot shko e shiko hallet e kosoves se po mos te ishte amerika edhe sit do te ishit nen thunderen e serbise. Shqeperin nuk e ka shit dhe nuk e shet njeri,por investime jan bo e do te behen ne vendin tone .Njerez medioker
PërgjigjuDo na mbrosh ti RQ!
Përgjigju