Deputeti i NISMËS: Ka bisedime
por jo marrëveshje me AKR-në

Deputeti i NISMËS: Ka bisedime<br />por jo marrëveshje me AKR-në
Deputeti i NISMËS, Milaim Zeka nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar dhe ka dhënë informacion në lidhje më lajmet që po qarkullojnë në mediat kosovare që bien ne kundërshti me njëra tjetrën nëse ka ose jo në marrëveshje mes koalicionit PAN dhe AKR-së.
 
Zeka shkruan në Facebook se ka bisedime me AKR-në e Behgjet Pacollit, por deri më tash nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje.
 
Shkrimi më facebook i Milaim Zekës
Te pakten gazetaret me i kursy publikun
Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja "eshte arritur nje marreveshje" bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte.
Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun!
Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje...
 

milaim zeka
Postimi në Facebook i Milaim Zekës

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre