Deputeti i opozitës: Më ka ftuar Myslim Murrizi, por PS është një mundësi e mirë drejt Kuvendit (VIDEO)            

Deputeti i opozitës parlamentare, Nimet Musai ka shprehur dëshirën e tij për të garuar si deputet nën listën e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për Report Tv, ai deklaroi se nuk ka marrë ende një ofertë nga socialistët teksa tha se nuk ka biseduar me Murrizin për tiu bashkuar partisë së tij.

Sipas tij, Partia Socialiste është mundësi e mirë drejt Kuvendit.

"Nuk kam biseduar me Murrizin. Partitë politike po kërkojnë qytetarët apo intelektualët që kanë votat. Partitë politike po kërkojnë banorët e atyre zonave që kanë mbështetje në publik. Asnjëherë nuk kam thënë dhe nuk kam premtuar që të jem deputet i PS-së. Unë do të zgjedh rrugën më e mirë për të shkuar në Parlament. PS është parti e madhe dhe pret shumë deputetë. Unë nuk kam një ofertë nga PS por nuk është e pamundur. Unë po pres që të kalojnë të gjithë reformat. Jam mbështetës i gjithë qytetarëve të Fierit. Kudo që shkoj, që dal në bisedat që bëj, qytetarët dua figura të reja. Prurje të reja që kanë mbështetje në këto qytete" - tha Musai.

Ndërkohë për rolin e tij si deputet i opozitës parlamentare, Musai shprehet se bën pjesë në opozitën më reale në 30 vite.

"Unë mendoj që kemi bërë opozitën më reale në të gjithë këto 30 vite. Ju e dini rrugën Mamurras-Fier, unë kam votuar kundër. Nëse do të themi me përqindje, 20 % i kemi votuar kundër. Ne jemi opozitë reale, ajo nuk është me shkelma dhe grushte. Ne ndodhemi në dy pozicione pasi kemi ata jashtë që na baltosin dhe këta brenda me të cilët duhet të vendosim një balancë. Ata janë të gjithë kolegët e mi. Një pjesë i kam njohur aty ndërsa një pjesë i kam njohur më parë. Ne në atë Parlament vinim të shoqëruar nga garda për të bërë Parlamentin. A nuk është një kontribut i këtyre deputetëve që të vijnë aty kur jashtë bëheshin protesta. Nga opozita ka deputetë që nuk kanë marrë rroga. Piciri nuk ka marrë asnjëherë rrogën. E ka bërë deklaratë në atë Parlament që nuk e do" - tha Musai.

I pyetur nëse do t'i bashkohej LSI-së në zgjedhjet e ardhshme, Musai e ka përjashtuar si mundësi.

"Jo. Është kënaqësi që së bashku do të jemi në Fier në pozicione të ndryshme. Bashkë ne e dimë se si u zhvilluan ato zgjedhje të 2017. Renditja i katërti që unë kisha në LSI, patjetër që unë e dija që e kisha të pamundur. Për fat, reformën që kemi kaluar, ne mund të garojmë dhe të pavarur" - u shpreh Musai.

Musai shprehet se hapja e listave është një zhvillim shumë i mirë për politikën shqiptare dhe se përmes kësaj, kryeministri Rama do të ngelet në histori.

"Ai bëri atë që ne kërkonim, hapjen e listave. Ai do të ngelet në histori" - tha Musai.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me edemek: 13/11/2020 20:05

    E keni dhi Lulin te gjithe

    Përgjigju
    • Po po: 14/11/2020 09:58

      Jo e kane dhi po e kane degjeneru komplet lulin, por cudi qe se kupton ti o frymor komentues, se se pari kane dhi koke e kembe popullin, se ne kuvend shkon gjasme me votat dhe per popullin. U kuptoni me ke mereni o te shkrete, me ca dallkauke qe sdine ku jane, qe bejne biznes e pasurohen dhe nuk e dine cdo te thote deputet. Ky palla thote mire shume, deputet parlament vazhdoj punoj per veten time. Pu ca kulmi sot ne 2020, media fton studio e meret me nje cope mishi pa sy fare. Grandioze!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja