Deputeti i opozitës së re i dalë nga radhët e LSI-së, Ralf Gjoni ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës dhe dhunën e ushtruar sot gjatë zhvillimit të kësaj proteste.

Gjoni ka dalë kundër dhunës në protestë duke thënë se 5 policët e plagosur janë qytetar e  vëllezër e motra të të gjithë shqiptarëve.

Statusi i plotë i Gjonit:

“Punonjësit e Policisë janë qytetarë, baballarë, nëna, vëllezër e motra të të gjithë shqiptarëve. Trishtim për këtë dhunë e urrejtje që shohim!”-shkruan ai në facebook.