TIRANE- Partia Demokratike ka publikuar CV e kandidatëve për deputetë në faqen e saj zyrtare www.pwrpara.al. Të bie në sy CV- në e Kastriot Islamit e cila nuk ka asnjë të dhënë mbi 22 vitet e karrierës së tij si anëtar i PS-së dhe i forumeve drejtuese të saj.
Ndryshe nga Islami, Gjovalin Kadeli e ka ruajtur në CV e tij kontributin e dhënë në PS-së, ndonëse ka më pak vite.
Që pas zgjedhjeve të 2009-s, Islami doli kundër qëndrimit të Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj duke qenë tepër kritik, ndërsa gjatë gjithë atyre viteve vijoi që të thyente vendimet e grupit parlamentar duke ndihmuar PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Si pasojë e këtyre qëndrimeve, në dhjetor 2011, Kryesia e PS-së në një mbledhje të posaçme vendosi përjashtimin e Islamit nga PS-ja.
Duket se Islami tashmë deputet i PD- së ka vendosur që të lërë pas 6 legjislaturat e kaluara në frontin opozitar dhe të shohë përpara tashmë në kampin blu.

(Foto: CV e Kastriot Islamit e publikuar ne www.perpara.al)

(Foto: CV e Gjovalin Kadelit e publikuar ne www.perpara.al)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com