TIRANË- Hapja e dosjeve është kthyer në një nga temat më të “nxehta” të këtij fund gushti, fillim shtatori, kjo edhe për shkak të debatit mes Ilir Metës dhe dyshimeve të këtij të fundit se ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me Autoritetin e Dosjeve. Mes kësaj vale të debateve, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka propozuar që ky ndryshim të vijë nga ata, duke i kërkuar Autoritetit të Dosjeve për të hapur fashikullin e tij.
“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar, bashkëpuntor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”
Ilir Meta, nuk ka kërkuar deri tani hapjen e dosjes personale të tij, veçse ka akuzuar autoritetin se i ka falsifikuar dosjen. Autoriteti, në një njoftim zyrtar thekson se autenticiteti i dokumenteve që ky institucion zotëron as mund të vihet në diskutim”, shkruan Gështenja.
Ky reagim vjen pasi ish-presidenti Ilir Meta ka paditur Autoritetin e Dosjeve, duke i akuzuar se kanë manipuluar dokumentet, teksa ky institucion me anë të drejtueses Gentiana Sula ka deklaruar se dokumentet janë autentike.
Mos u kruj me Meten se po i hape dosjen e Sigurimit ai do t’hape dosjen nProkurori ty qe ke vjedh miliona euro kur ke qen ke DrejtorianRrugve nkoh tSales
Përgjigju