Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka folur për procesin e Vettingut, kolapsin me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, si dhe për bashkëpunimin PD-LSI në opozitë.
Marrë shkas nga afatet kohore kur rinis Vetting-u, Baçi ka thënë se procesi i Vetting-ut, nuk ka qenë objektiv dhe realist.
Korrikun e vitit të shkuar u dhanë 140 vota, pritshmëritë ishin të larta,. Për mua Vettingu në këtë periudhë, lë shumë për të dëshiruar, ka qenë një marrje në pyetje e gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur të ishin në bankën e të akuzuarve. Ata që kanë bërë Vettingun, nuk janë përzgjedhur në bazë të rregullave. Doli Vettingu nga shinat me 6 ligjet e famshme. Po të shohim deri tani, ata që kanë ikur s’janë as më të këqinj as më të mirë nga ata që janë. Trupi i Vettingut janë marrë me pasurinë. Gjykimi është bërë për pasqyrimin e pasurisë, por edhe një mbushje gabim të formularit janë penalizuar gjyqtarë.
Luan Baçi, deputet i PD-së
I pyetur për gjyqtarët me pasuri marramendëse me shifra që kapin vlerën e 1 miliardë lekëve, Baçi ka thënë se duhet të largohen nga sistemi.
Jam plotësisht dakord që të largohen, por duhet të fillonte nga ana personale, nga verifikimi i dosjeve, më pas të kalonim tek ana pasurore. E dyta, duhen parë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë filluar në vitet 2000, kanë punuar në biznes. Në Shqipëri, të bësh Vetting gjithë populli se kalon dot. Po t’i bësh Vetting edhe një shqiptari në fshat, nga shtëpia e makina se kalon dot, për shkak të emigracionit të paligjshëm. Gjyqtarët që janë për t’u shporrur, kanë pasuri 1 miliardë apo 1 milionë euro duhen parë, por kemi parë në Vetting që kanë një garazhd që kushton me euro.
Luan Baçi, deputet i PD-së
Baçi është ndalur edhe tek kolapsi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese pas largimeve nga sistemi.
Deputeti demokrat ka thënë se opozita e kishte parashikuar këtë problem që në shtator të 2016-ës kur mazhoranca kaloi e vetme 6 ligjet.
Përkundrazi, opozita e parashikoi këtë gjë. E thamë që me 6 ligjet e famshme që i votuan me arrogancë. Reforma në Drejtësi ka dështuar. E votuam që të kthehej besimi, jo të paralizohej sistemi. Me Gjykatën Kushtuese është bllokuar çdo gjë. Populli tani të ankohet tek qeveria, është ajo që vendos. Do paralizohen gjykatat e Apelit. Opozita e ka thënë mendimin e saj, e mbështesim reformën në Drejtësi. Ka nevojë për ulje në tavolinë pa kushte.
Luan Baçi, deputet i PD-së
Baçi ka thënë se LSI-ja është një nga partitë e vogla opozitare që mbështet Partinë Demokratike. Sipas tij, PD e bën dhe e vetme opozitën pasi i ka kapacitetet.
LSI është bashkëopozitë, është opozitë me PD-në. LSI një nga partitë e vogla të opozitës që mbështet PD, por mazhoranca e frikshme, i vodhën mandatet. Na duhet një opozitë frontale. Partia Demokratike e bën opozitën e vetme, i ka kapacitetet, s’luajnë rol numrat.
Luan Baçi, deputet i PD-së
LOLE BACI DEPYT????SKA GJE SE DEPYT ESHTE BARAS DMTH KUUUURVVEEEEE PRA PORDHAMENTI I MBUSHUR ME KURVA.LOLI ATY E KA VENDIN TEK KURVAT POR ESHTE PEDE.KE PERFAQSON LONI NE FIER MOR AMAN??????KOQEVARET E FIERIT????
PërgjigjuO zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe behet luan baci deputet o zot i madh me degjon??
Përgjigju