Pas humbjes së djeshme me Partizanin, Vllaznia është thuajse e rënë nga Kategoria Superiore. Reagimet për gjendjen e ekipit shkodran kanë qenë të shumta, mes tyre ishte edhe deputeti i PS, Pjerin Ndreu që u shpreh në një status në Facebook se injoranca shpërfytyroi Vllazninë.

Keqardhje dhe dhimbje per shperfytyrimin e futbollit shkodran. Ka qene krenaria e shume brezave. E kam dashte dhe e dua dhe une ate ekip. Por gjendja ku eshte katandise Vllaznia e sotme eshte e rende. Injoranca ne menaxhim ka reflektu dhe ne ate qe mbahej si aseti me me vlere jo vetem i atij qyteti, por i gjithe veriut !

Pjerin Ndreu