Deputeti i PS në Report Tv: Basha e ka kuptuar gabimin, Reforma Zgjedhore po ecën me ritëm të pëlqyeshëm

Sekretari i grupit Parlamentar të PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike e ka kuptuar gabimin që ka bërë me djegien e mandateve dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale në vend.

Duke iu referuar gjuhës dhe toneve të zbutura të Bashës ditët e fundit, Bushati ka thënë se dera e Partisë Socialiste është e hapur për diskutim konstruktiv mes tyre.

"Basha e ka kuptuar gabimin, E ka pranuar gabimin që ka bërë. Në parlament nuk vjen dot. Fakti që PD nuk i bie murit me kokë....dera jonë është e hapur për diskutime konstruktive. Është mirë për PD dhe për të gjithë Shqipërinë që besojnë në një sistem demokratik funksional." ka thënë Bushati.

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, Bushati ka deklaruar se është në rrugë të drejtë dhe ritmi është i pëlqyeshëm. Sipas tij fakti që Basha dhe opozita jashtë parlamentit po punon paralel për Reformën Zgjedhore do të thotë se në një farë mënyre ata anë bindur se reforma është një diçka që i duhet Shqipërisë për tu bërë.

"Reforma Zgjedhore është në një rrugë të mirë ka marrë ritëm të pëlqyeshëm. Drafti apo e gjithë pjesë e Reformës Elektorale është përgatitur nga Bundestag Gjerman. Nga taksapaguesit gjerman. Cështjet kryesore janë të qarta duke u mbështetur me vullnetin e mazhorancës për bashkëpunim si opozita jashtë ashtu edhe ajo brenda Kuvendit besoj do të arrijmë në bërjen e kësaj Reforme. Kush do të ketë ofertën më të mirë në treg, PS apo PD atë do votojnë populli. Sistemi nuk na e ka fajin boll e kemi ndërruar. sisteme si ky po funksion në shumë vende të botës. Nuk janë sistemet probleme por respektimi i ligjeve. Ai që kapet nesër duhet të dënohet. Reforma Elektorale po vijon. " ka thënë fillimisht Bushati

Për sa i përket kërkesave të deputetes Rudina Hajdari dhe grupit të deputetëve opozitar në Kuvend, Bushati ka thënë se nuk duhet të bëhen lojra. Sipas tij 'dy opozitat' brenda dhe jashtë vendit duhet të bëjnë qeverisjen në vend duke iu referuar PD dhe PS.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat