Deputeti i VV për Report Tv: Policia
donte të kalonte mbi trupat tanë

Deputeti i VV për Report Tv: Policia<br />donte të kalonte mbi trupat tanë<br>
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexha në një intervistë për Report Tv ka akuzuar policinë se përpos dhunës së ushtruar ka tentuar që t’i shtypë. “Policia përdori dhunë dhe gaz lotsjellës. Policia nuk e ndali as furgonin ku mori Albinin, pasi donte të kalonte me cdo kusht pa marrë parasysh.

Dëshironte të kalonte edhe mbi trupat tanë, si deputetë dhe aktivistë të Vetëvendosjes. Disa deputetë janë lënduar lehtë.  Të gjitha partitë janë bërë bashkë, e gjithë kasta kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje” deklaroi ai.

Arbër Rexha ishte i pranishëm në momentin e arrestimit të Albin Kurtit dhe dy deputeteve të Vetëvendosjes. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë