Deputeti i zgjedhur i PS në Vlorë, Ilir Metaj me një foto nga plazhi i ri publik i Vlorës ka thumbuar kryebashkiakun, Dritan Leli.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Metaj shkruan se plazhi i bukur është shndërruar në një lëndinë, pasi sipas tij Leli në vend që të angazhohet me punë konkrete, kalon kohën nëpër aktivitete fasadë pa vlerë.

“Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë.”, shkruan ai me një tonë habie ironike.

Meta shprehet se Leli mund të presë dhe se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë.

Por sipas tij, Vlora nuk pret, sezoni turistik nuk pret, ndërsa bizneset mezi presin sezonin turistik.

“Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.”, shkruan ai në fund të postimit.