Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunter Krishbaun është njëri nga zërat më kritikë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Pak ditë më parë me deklaratat e tij ai përplasi politikën shqiptare, ndërsa në një intervistë per mediat gjermane sot, ai shprehet se kërkesa e Shqipërisë për hapjen e negociatave është e papjekur.

Së pari dhe më kryesorja, korrupsioni dhe nivelet e larta të krimit të organizuar janë një problem. Besoj se kërkesa për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë është e parakohshme, e papjekur

Gunter Krishbaun

Argumentin kundër për çeljen e negociatave deputeti gjerman e ilustron me një imazh nga salla e parlamentit shqiptar, ku opozita holli miell në drejtim të Ramës dhe qeverisë.


Statusi i deputetit gjerman ne Facebook


Ndërsa gazeta që ka publikuar artikullin “Der Taggesspiegel” shkruan se “Qëndrimi kritika i Krichbaum për Shqipërinë e kanë e kanë bërë atë shënjestër të disa mediave pranë Kryeministrit Edi Rama, të cilat mes të tjerave e akuzojnë atë se po vepron në emër të interesave ruse”.

Gunther Krichbaum është deputet i partisë së kancelares Angela Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag. Pak ditë më parë Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me paratë e krimit, drogës e korrupsionit po financon në media një fushatë akuzash dhe shpifjesh kundër Gunther Krichbaum.

Rama reagoi duke i kërkuar Bashës që të mos hedhë baltë mbi Shqipërinë deri në qershor kur pritet vendimi për negociatat. Të enjten Rama do të jetë në Gjermani për të takuar Angela Merkel për të lobuar për hapjen e negociatave.