Deputeti Luciano Boçi shpall kandidaturën për bashkinë e Elbasanit: Vendimi më i rëndësishëm i jetës time politike

 

Deputeti Luciano Boçi ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Elbasanit. Vendimin për t’u bërë pjesë e garës e konsideron si më të rëndësishmet e jetës politike, profesionale dhe tokësore.  

“E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.

Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.

E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.

Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.

Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.

Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje,  por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.

Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:

I kam borxh suksesin

I kam borxh mbështjen

I kam borxh kohën

Përkushtimin,  arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar

I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar

I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.

Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin tia kthejme njerëzve

Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm

Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit

Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.

Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!” – tha Boçi.


Lajmi kryesor:

PD e bashkuar për të fituar Elbasanin? Boçi shpall kandidaturën: Betejën e kam me Ramën! Jam kandidat i vetëm, kam edhe dakordësinë e grupit të Alibeajt


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare