Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin me shumicë votash që mandati t’i kalojë Ndocajt.
Eduard Ndocaj e ka pritur këtë vendim duke punuar dhe thotë se ky është një shembull për kolegët e tij.
“Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora në punë duke filluar një kantier të ri. Ky është një shembull edhe për kolegët e mi që më punë duhet të ecim gjithmonë me punë”, shkruan ai në Facebook.
Ndocaj, i cili do të marrë një mandat të Partisë Socialiste dhe që nuk dihet ende se cilën forcë politike do të mbështesë ka edhe një vërejtje për PD-në. Por, ai ngatërron anëtarët e KQZ-së duke i quajtur ata kolegë.
“Ndjej keqardhje për kolegët e PD që nuk më votuan. Do të thotë se, opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshtë politikë. Falënderoj institucionet dhe personat që besuan tek unë e më votuan”, përfundon Ndocaj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)