Deputeti Përmeti - Metës: Kërkon të fitosh në kurriz të shqiptarëve për të ruajtur pushtetin, ku është Salvador Allende?

Deputeti Përmeti - Metës: Kërkon të fitosh në kurriz të shqiptarëve për të ruajtur pushtetin, ku është Salvador Allende?

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti risjell në vëmendje rastet kur Meta puthte Kushtetutën, mbronte atë, sulmonte ndërkombëtarët dhe shprehej se do të ishte i gatshëm të bëhej Salvador Allende për të mbrojtur Kushtetutën e vendit të tij. Por sot sipas Përmetit, presidenti Meta tregoi se për të nuk ka rëndësi Kushtetuta por blloku për t’u bërë palë për ndarjen e pushtetit.  

'Dashuri ne Kohe Koranovirusi.
(Per miqte e mi opozitar dhe per gjithe qytetaret qe shpresojne per nje te ardhme ndryshe)

E mbani mend kur ulej ne gjunje duke u perbetuar qe Kushtetuta eshte e para?
E mbani mend kur ne cdo emision puthte Kushtetuten duke u perbetuar se ishte mbrojtesi i saj ndaj cdo shkelje?

 

E mbani mend kur zotohej qe ne mbrojtje te Kushtetutes ishte i gatshem te perballej jo vetem me armiqte e brendshme te Kushtetutes por edhe me armiqte e jashtem te saj?
 

E mbani mend kur tregonte se si Kushtetuten e Shqiperise e shkelte SHBA, BE, ambasadore, parlamenti dhe ai ishte i vetmi ne mbrojtje te saj?
E mbani mend kur dikur citoj qe ishte i gatshem te behej Salvador Allende shqiptar vetem Kushtetuta te mos shkelej?Epo me keqardhje miq ju them: me doli fjala
,'shprehet Përmeti.

Deputeti Përmeti ndër të tjeta akuzon presidentit Meta se kërkon të fitojë në kurriz të qytetarëve shqiptarë për të ruajtur pushtetin e tij,

'Me doli fjala kur ju thoja qe Kushtetuta per te ska pike rendesie. Mos e ndiqni, mos e mbeshtetni, mos i shkoni ne protesta sepse humbisni ju, humbasin shqiptaret, humbet Kushtetuta dhe ligjshmeria ndersa ai vetem fiton.

Fiton ne kurrize te Shqiperise dhe shqiptareve, sic ka bere perhere. Fiton se qellimi i tij ka qene dhe eshte vetem nje: te jete pjese me bllok ne dore.
Si gjithmone. Sic e kane pare te gjithe shqiptaret me ze dhe figure.

Sot ai e vertetoi qe per te vlera e Kushtetutes eshte me e vogel se vlera e bllokut. Sot dekretoi ndryshimet ne Kodin Penal. Ndryshimet ne shkelje te plote te Kushtetutes, te kaluar me procedure te pershpejtuar me argumentin se intitucioni i Presidentit iu pergjigj per diskutim te gjere ndryshimeve ne Kodin Penal. Pra nuk ka rendesi a shkelet Kushtetuta a jo, rendesi ka qe Presidenti te jete pjese e tavolines se diskutimeve. Kaq mjafon per ta kthyer Kushtetuten e Presidentit ne nje bllok.
 

Vetem nje ulje ne tavoline diskutimi, nje mundesi per te rene dakort, nje mundesi per te qene neser bashke, nje mundesi per te ndare perseri pushtetin bashke. Kaq mjafton. Per fat te keq', përfundon reagimin e tij deputeti Përmeti.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin Penal sa i përket dhunës në familje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mese e vetete ,por eshte veshtire te futet ne Burg Floriri..: 22/04/2020 18:25

    Mbase. ka lyer USA dhe Evropes, dhe ja falin..Sic ja kam falur edhe Serbit Sali..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë