Ndreu në '45 Minuta': Do kandidoj për bashkinë e Lezhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deklaroi në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit për të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të Lezhës. Rama, pak ditë më parë gjatë një takimi në Lezhë u shpreh se janë strukturat që do të vendosin, por Ndreu tha sot se ka mbështetjen e strukturave dhe kandidimi është fakt i kryer.

"Do të kandidoj, por nuk jam delirant që të mendoj se e kam në çante, por atë bashki duhet ta marr unë dhe të bëj një revolucion. Ajo është kthyer në godinë punësimi dhe jo shërbimi. Punojnë 1200 vetë. Kam mbështetjen e plotë të PS-së, po sot do takoj të gjithë anëtarët e PS-së në të gjitha njësitë. Do u tregoj se çfarë ka ndodhur këto vite dhe si është keqmenaxhuar ajo bashki" tha ai.

E ndërsa opozita sot firmosi djegien e mandateve, Ndreu u shpreh se jo të gjithë kandidatët vijues në listë do të ndjekin rrugën e PD-së dhe LSI-së. "Di që shumë vetë nuk kanë ndërmend me ua ndjekur muzikën këtyre do të marrin mandatet dhe do të vijnë në Kuvend" tha ai.  

Njëri nga pesë deputetët e opozitës që nuk dorëzoi mandatin është Lefter Koka nga LSI-ja. Por a do i bashkohet deputeti i Durrësit shumicës? "Çfarë do të bëjë, mos më pyet mua, mund të pyesësh Lefterin, unë nuk kam informacion" tha Ndreu.

Në fund të intervistës, ai shpjegoi sipas tij edhe arsyen e protestave të opozitës. "Ata që kanë tmerre do të prodhojnë destabilitet, sa më shumë të afrohet SPAK-u do të ketë destabilietit".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Rama: 22/02/2019 12:13

    Faleminderit popull. Nga drejyues i bandes se Burrelit e bera deputet dhe tani e dua kryetar bashkie ne Lezhe.

    Përgjigju
  • Serena: 21/02/2019 19:50

    Me ty Lezha do te rimekembet denjesisht!

    Përgjigju
  • anxhela: 21/02/2019 18:13

    je me i miri qe mund te kete bashkia lezhe

    Përgjigju
  • Marin Suta: 21/02/2019 17:54

    Pjerin Ndreu njeriu i duhur per drejtimin e Bashkis Lezhe

    Përgjigju
    • Gezim: 29/04/2019 20:23

      Pjerin Ndreu njeriu me i denje dhe me i afti per drejtimin e bashkise Lezhe.Votoni Pjerin Ndreun.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri