Rama: Po bëjmë çmos të rrisim pensionet, bonusi i fundvitit do të jetë më i lartë! Deri në 2030 dua 1 milionë votues për PS

TIRANË- Kryetari i PS, Edi Rama ndërsa prezantoi sot nismën ‘Deputeti që Duam’, para 108 aplikantëve u ndal edhe tek pensionet. Kryeministri tha se po bëjnë çmos për rritjen e tyre, ndërsa njoftoi se këtë vit mund të ketë edhe një rritje të bonusit të fundvitit.

"Pensionet janë faktikisht ajo që shteti, shoqëria, arrin të rishpërndajë në funksion të kontributeve që mbledh. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që misioni ynë është i përmbushur kur ne i kemi dhënë rritjes ekonomike, dimensionin e saj gjithëpërfshirës. Nga një rritje ekonomike që shihet qartësisht në shifra dhe fakte, tek një rritje që ndihet në arkën e të gjitha kategorive, ka një distancë për të përshkruar në mënyrë që të gjithë të marrin pjesën e tyre nga ekonomia gjithpërfshirëse, por në të njëjtën kohë, shteti të qëndrojë në nivele të forta.

Ne të bëjmë çmos për t’i rritur pensionet por të mos biem në kurthin e iluzioneve sepse ne nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit dhe gjyshet. Të bëjmë gjithçka që bonusi i fundvitit të jetë më i lartë nga ai që është tradicionali. Në këtë moment ne kemi një ekonomi, e cila mund të na japë atë që mund të marrim prej sa për të ia kaluar pensionistëve dhe këtu është dallimi i madh mes nesh dhe të gjithë atyre që vijnë vërdallë. Ata duan të largojnë PS-në, por se çfarë bëjnë me pushtetin nuk është vështirë ta parashikosh kur e shikon se çfarë bëjnë me veprimet e tyre", tha Rama. 

Rama tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa theksoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

"Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë", tha Rama. 

Kryesocialisti Edi Rama foli për platformën Deputeti që Duam, duke thënë se është vendosur në qendër të procesit së PS për zgjedhjet 2025. Rama tha se përmes kësaj platforme do të evidentojnë kandidatura që mund t’i përzgjedhin në listën për deputetë. Por, ata do duhet të angazhohen në rrjete sociale e terren për të promovuar figurën e tyre.

“Platforma nuk është një instrument që ne e përdorim për herë të parë. Por për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se sa të regjistrohen kandidatët për deputetë. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, pro që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja. Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. S’të bën mosha më e re, s’të bën as fakti që ke dëshirë apo që mund të dish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS. Ta demonstrosh këtë cdo ditë.

Po përgatisin një udhërrëfyes që mund ta ndiqni sipas dëshirës. Do ju ndjekim me sy në distancë, për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik, që sot është një person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes duhet të jetë një person publik i njohur në komunitet, në një rreth të caktuar profesionistësh”, tha Rama.  

Duke u rikthyer tek platforma e “Deputetit që Duam’, Rama u tha aplikantëve se procesi nuk është një tapet i kuq që shtrohet për të hyrë në PS, por një rrugë e tatëpjetë ku shumë do rrëzohet dhe fitues del ai që çohet e vazhdon deri në arritjen e qëllimit final.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi se në fazën e parë të platformës ‘Deputeti që duam’ kanë aplikuar 108 persona, ndërkohë aplikimet do jenë ende aktive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Edi Rama: Sot PS ka 700 mijë votues, deri në 2030 dua 1 milion votues

 

“Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030”, kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’.

Rama tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa theksoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

"Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet  një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave.

Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS. Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë.

Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar", tha Rama. 

Ora 18:16
'Deputeti që duam', Rama: Kush ka ambicie të aplikojë! Kushtet nuk janë që të kesh ‘mik’ apo të dish të flasësh bukur

 

Partia Socialiste ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’. Kryeministri Edi Rama është shprehur se aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar, duke theksuar që ata të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe të tregojnë se kanë kandidatë që i duhen PS-së.

"Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti jë në gjendje të demonstrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS", tha Rama. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asnjansi: 10/09/2024 07:23

    Te ka ngelur vetem administrata e qelbur qe ju merr votat,,administrata qe e ve ne rresht neper mitingje e mbledhje partie per te mbushur sallat. Je kthyer ne persinazh ordiner me keq se Sali Berisha E keqja me e madhe eshte sepse ty te genjejne baza posht sikur cdo gje shkelqen,por ne te vertet Shqiperia eshte e zhytur ne llum hajduteri e prostitucion. Mjer njerzit per mendjen e tyre qe te besojne akoma!

    Përgjigju
  • Arti: 10/09/2024 06:40

    Kesaj i thone parole parole sontanto parole ose shqip pallavra me mbret, ky i gjati ka hall tjeter por gota po mbushet nuk mban me

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2024 02:36

    /PARTIA/,jam dakord kur flisni per fjalen /dua/.Cdo /dua/ ne forme deshire mund te thuhet nga cdokush,perfshi dhe nga nje lider e kryeminister,por kjo forme, /dua 1 milion vota/, me kujton personazhin e Sali Protopapes ne film, qe kerkonte dashin t'ja sillnin per t'a therrur dhe ky kerkon me te njejtin ngulmim /1 milion vota/,pra ka ngjyrime autokrateske!S.d.q, ku do t'i gjeje 1 milion vota, kur e gjithe Shqiperia ka vetem 2 milion e gjysem banore dhe keta po pakesohen cdo dite,dhe votuesit kane opsione politike te shumta te zgjedhin,ose dhe nuk votojne fare?!Edhe me votimin e diaspores qe nuk e kontrollon dot,pra edhe me voten e ketyre si do behen 1 milion vota?!

    Përgjigju
  • Partia: 09/09/2024 21:25

    Ndalova te fjala DUA, nje fjalë që një lider dhe nje kryeminister s'duhet ta përdorë kurrë. Por ky nuk eshte as lider as kryeministër, është kukull e 4-5 bandave.

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 09/09/2024 20:23

    z. Edi Rama, me fillimvitin 2025, qe prej fillmvitit 2009, JANE 16 VJET, qe JU, i bini daulle/dajre/tepsise Tuaj: "Përzgjedhim më të mirët si kandidatë... deputete ..("...ne lartesine e Misionit!".., "te afte te behen pjese e SKEMES", ... )". Rezultati eshte me statistika zyrtare, gjithnje e me shume nder vite, keni bere deputete te PS jo vetem vajza/gra e djem/burra te paafte e sharlatane, por deri kriminele, trafikante e vrases. Ju, duke u kapur fort pas "Ujkut" Sali Berisha e "Hienes" Ilir Meta(j), duke mos ia "leshuar" ata Drejtesise e duke i transformuar ne "Gogole elektorale", keni bluajtur si "Cakalli" kockat e Shqiperise e te Shqiptareve, duke mashtruar nder vite pikesepari anetaresine e simpatizantet e PS, e keshtu elektoratin e majte ne pergjithesi, si dhe ate pjese te elektoratit shqiptar qe mbetet gjithmone ne kerkim te paqes e qetesise, kunder perplasjeve e barbarive. Mos beni sikur keni harruar Levizjen Rinore te Dhjetor 2018 - Janar 2019! Ke po kerkoni te mashtroni perseri ma tallavane "ecim perpara" 2025 per 2030 me "Përzgjedhim më të mirët si kandidatë... deputete.."?

    Përgjigju
  • beni: 09/09/2024 20:20

    DO TI DO POR POPULLI DO TE JAPE 1 MILION SHKELMA..

    Përgjigju
    • sala: 10/09/2024 10:55

      E ke te garanguar bsblok.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë