'Janë në kolaps'/ Rama: Opozita s'ka shkuar në spital që nga koha e Saliut! Në betejën me COVID s'kemi asgjë më pak se Turqia, Franca e Italia (VIDEO)

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria renditet krenare krah vendeve të mëdha Europiane në betejën me COVID-19. Nga Fieri ku ishte në turin për 'Deputetin që duam', Rama tha se vendi ynë nuk ka asgjë mangët krahasuar me vende si Turqia, Franca, Italia në të gjitha aspekt, ato logjistike, farmaceutike dhe profesionale.

Në një kohë ku presidenti Ilir Meta tha se opozita ka pasur një sjelle ekselente sa i përket pandemisë, nuk është i këtij mendimi kryeministri Edi Rama. Sipas tij, opozita po ngjall terror të qytetarët, duke thënë se 'spitalet janë në kolaps'. Një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, tha Rama, teksa ironizoi duke thënë se 'po tregojnë që nuk kanë shkuar në spitale që nga koha e Saliut'. Ironitë nuk i ka kursyes as për presidentin Ilir Meta, që e quan sekser të një ndërmarrje të degraduar dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin 'menaxhere'.

Duke argumentuar se përse PS-ja kërkon një mandat të tretë, Rama thekson se Shqipëria e sotme nuk krahasohet me atë 7 vite më parë, teksa paralajmëron se në rast se rikthehen në pushtet PD e LSI atëherë vendi do të rikthehet aty ku ishte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Rama: Thoni dy fjalë të këqija për mua, por asnjë për mjekët! S'ka nga ata që të lënë të vdesësh po s'u dhe lekë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u ka dalë në mbrojtje mjekëve dhe infermierë, të cilët jo pak herë janë kritikuar.

"Mjekët tanë, 550 mjekë,1800 infermierë, të gjithë ose duke luftuar ose gati e kanë treguar që në ditën e parë që nuk janë gjëkundi ata që janë masakruar me sharje dhe janë baltosur pa pushim nga dynjaja si xhelatë që të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekë,nxirrni dy fjalë të këqija për mua, por jo për mjekët se janë vetëm heronj dhe meritojnë vetëm respekt. Se në kohë që ne shkojmë në shtëpi, ata kanë qëkur është shfaqur COVID që e kalojnë punën e tyre të veshur me ato rroba të rënda lufte dhe me një stres të jashtëzakonshëm dhe askush nuk ka ardhur dhe të thotë "deri këtu isha, dorëzohem", tha Rama.

Ora 15:47
Rama: Në betejën me COVID s'kemi asgjë më pak se Turqia, Franca e Italia (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Shqipëria në betejën me COVOD renditet krah vendeve më të mëdha Europiane.

"Në kohën e tyre, s'kishte aspirina, për mjekët të gjithë njësoj, uniformë shërbimi e një trupe shtetërore siç janë sot, jo më të gjitha ato të tjerat që sot Shqipëria në spitalet COVID i ka njësoj si në çdo vend tjetër. Njerëzit Shkojnë në Turiq se duan, por asnjë nuk ka mangët këtu në betejë, Turqia ka gjëra fantastike, por në këtë betejë, as Turqia, as Franca, as Italia nuk ka më shumë se ç'kemi ne, nga pikëpamja, logjistike, farmaceutike, profesionale", tha Rama.

Ora 15:46
Rama nga Fieri: Meta në vend të jetë president është sekser i një ndërrmarje të degraduar, tjetra nga Zonjë e parë te menaxhere (VIDEO)

Nuk kanë munguar thumbat për presidentin Ilir Meta nga kryeministri Edi Rama. Nga Fieri ai ka sulmuar jo vetëm Metën, por edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

"Ishte e mundur që të bashkëpunoja me Metën, por sot nuk ka mundësi, është një ndërmarrje e rrënuar, mes njërit që bën presidentin, por bën sekserin e kësaj ndërmarrje, dhe një tjetër që duhet të jetë zonja e parë, por bën menaxherin e kësaj ndërmarrje ", tha Rama.

Ora 15:35
'Janë në kolaps'/ Rama: Opozita s'ka shkuar në spital që nga koha e Saliut...Zbulon mesazhin që i ka sjellë një personalitet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Fieri akuzoi opozitën se po ngjall terror te qytetarët, kryesisht te moshat e reja me deklarata e tyre se spitalet COVID janë në kolaps. Ai për këtë ka lexuar mesazhin e një personaliteti të njohur, por që nuk ia tha emrin, i cili e kishte falenderuar, pasi pa videon e publikuar nga qeveria brenda spitaleve COVID.

"Kam marrë një mesazh nga dikush që ju e njihni, nga një personalitet në moshë të thyer që më shkruante se më në fund kam mundur të fle gjumë pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk flija dot gjumë që nëse do më ndodh të infektohem nuk do të kem mundësinë që të gjej një shtrat me mjekët në kokë mbi spital dhe është një personalitet publik i Shqipërisë. Nuk ka nevojë fare për mua, në kuptimin e një interesi, por ishte një mesazh çlirimi nga barra shpirtërore që i ka ngarkuar atij dhe si atij një mase dërrmuese shqiptarësh kjo opozitë, duke përsëritur pa pushim në mënyrë të pabesueshme që spitalet janë një spital, që njerëzit dergjen në dysheme, kur në fakt kjo është e pavërtetë. Mund të ishte dhe e vërtetë, sic është në disa vende shumë më të zhvilluara nga ne, që janë në këtë situatë. Por nuk dëgjohen të tilla shprehje të vazhdueshme çnjerëzore nga ana e tyre që përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve. nuk akuzohen për "terrorizëm shtetëror". Në Itali, ku politika është më intensive që ngjan më shumë me ne, nuk kam dëgjuar që të dalë opozita dhe të nxjerrin helm për të çoroditur dynjajën për qëllime pushteti. Kur i tregon realitetin, thonë është propagandë. S'kanë shkuar në spital që nga koha e Saliut. Nuk janë më spitalet e Saliut në Shqipëri, ka spitale me probleme, patjetër", tha Rama.

Ora 15:07
Ruçi me superlativa për kryeministrin: Krenar që kemi lider Ramën, është ai, shumë vende bosh dhe pastaj vijnë kundërshtarët (VIDEO)

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur me superlativa për kryeministrin Edi Rama.

"Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me së të ballafaqohemi me liderin tonë pasi këto tre cilësi që duhet të ketë çdo lider nuk ka konkurrent tjetër, është Edi Rama, janë shumë vende bosh dhe pastaj do i gjejmë se kush do e konkurrojë", tha Ruçi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bert Çamçakëzi: 14/11/2020 15:28

    To get with juice , beause the meet has done ..oil with sea oil with sea..

    Përgjigju
  • Gim: 13/11/2020 17:16

    Ore zullap, une paguaj 60,000 leke me muaj taksa dhe sigurime, 490 Euro o zorraxhi!!! Dhe skanerin e bera te privati se te shteti ka rradhe, tamponim tw privati se ata te shtetit donin 4 dite. O ndyrsire qw jeton ne nje realitet tjeter, 5000 euro nw vit me merr mua ore kolere dhe une smarr mbrapa asgje

    Përgjigju
  • Lona: 13/11/2020 16:42

    Filloi si Saliu dhe ky vendi dyte ne bote .Krahasohet ne Italine e Francen ky ku atje paguhen sigurimet shendetesore nje me nje dhe cdo medikment dhe sherbim meret falas.

    Përgjigju
  • populli: 13/11/2020 16:10

    mire keni punare me mire se PD,ja po vetem me liken e djalloset qe e vute presidente

    Përgjigju
  • Anila: 13/11/2020 15:28

    Po ne te djathtet qe jemi pa lider si tja bejme, Lum socialistet per ty. Do donim shume te ishim me ju Po nuk na pranon baza e ps pasi eshte shume e eger me demokratet e zhgenjyer. Bej dicka dhe per ne Rama te hapet ps.

    Përgjigju
  • haha: 13/11/2020 15:22

    hahaha o mozi, o njesh, na knaqe, do me konkurru elisen me duiket-

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën