‘Deputeti që duam’, Rama: Mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti e pandemia! Jam në skuadrën e Durrësit! Grupi i PS gati me lojtarë të rinj, 1581 kandidatë duan t'i bashkohen (VIDEO)

Në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’ kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm.

Ndërsa theksoi se mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia, Rama shtoi se 25 prilli do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara punët e nisura apo do të ngecin në gropën e asaj politike, e cila sipas tij çoi vendin në humnerë. 

“Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh por skemi bërë sa duhet , pasi ky mandat u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia. Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Grupi jonë me profile të reja, për çdo rol dhe është gati të bëjë më shumë”, tha Rama.

Teksa ka prezantuar disa finalistë të programit “Deputeti që duam”, Rama tha se grupi parlamentar ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës përpara dhe se do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit. Kryeministri konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, gjë të cilën e kishte shprehur dhe më parë por ende s'kishte marrë një vendim final.

"Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati. Fatmirësisht ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh. Kemi më shumë lojtarë të aftë për të mbuluar të gjitha rolet se sa vendet në skuadër. Grupi im parlamentar ka shumë profile të përshtatshme për çdo rol dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një bagazh eksperience të vyer që assesi nuk mund të neglizhohet. Është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha, momente të caktuara, krejt të pazakonshme për vetë dinamikën e jashtëzakonshme të jetës parlamentare, ku momentet e rënda të tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata.

Grupi ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit. Skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës të ripërtëritjes me lojtarë të rinj, me vajza e djem, gra e burra që sjellin energji të reja, profile të reja, përfaqësuese të një shoqërie që ndryshon me shpejtësi. Gjithashtu formacioni i skuadrës sonë kombëtare, duhet të japë mesazhe të reja, grupmoshave, më të rinjve, grave në mënyrë të veçantë, kategorive të ndryshme sociale.

 Na duhen deputetë e deputete që ambicien të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve. Zgjidhjen e halleve e problemeve të njerëzve në çdo komunitet, pjesëmarrjen sa më të frytshme në parlament, por shumë e rëndësishme kontributin sa më pozitiv në frymën e skuadrës. Skuadra është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha egot personale. Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, inovativ, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie, kurajë, vullnet për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë. Kemi pritur 1581 shprehje interesi nga vajza e djem, gra e burra, nga veriu në Jug, nga qyteti e fshati, brenda e jashtë vendit. I falënderoj të gjithë pa asnjë përjashtim. Ka qenë nder për ne që aq shumë individë na kanë ofruar gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë. Procesi ka kaluar disa etapa. Më vjen mirë që sot takohem me disa nga ata që janë seleksionuar”, deklaroi Rama mes të tjerash.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Sekretari Përgjithshëm i PS Taulant Balla, Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të cilët kanë treguar eksperiencat e tyre dhe u kanë dhënë këshilla kandidatëve të tinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Programi 'Deputeti që duam', Veliaj tregon një pjesë nga historia e tij: Në PS nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, gjatë fjalës së tij në kuadër të programit ‘Deputeti që duam’ tregoi një pjesë nga historia se si u bë pjesë e kësaj partie. 

Ai tha se në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je apo se kush janë të afërmit e tu, e rëndësishme është të përkushtohesh dhe të punosh. 

"Kur te partia jonë thua “dhëndri, kunati, djali, vajza”, njerëzit kthejnë kokën dhe thonë: Dhëndri i kujt? Kunati i kujt? Djali dhe vajza e kujt? Në një parti tjetër po përmende kunati, djali, vajza merret vesh për kë e kë dhe dihet si bëhet hajër dhe formula për të ecur në atë parti. Në partinë tonë po the burri dhe gruaja, ne kthejmë kokën dhe themi: Burri dhe gruaja e kujt? Në një parti tjetër po the burri, gruaja, gruaja, burri, merret vesh për kë e ke dhe kuptohet si bëhet karrierë në atë parti. Jemi si një familje, por e vetmja gjë që na bën familje është parimi “një për të gjithë, të gjithë për një”, jo gjaku, jo gruaja, jo burri, jo burri, jo gruaja", tha Veliaj.

Ora 13:53
Rama për Voltana Ademin: Shkodra po paguan koston e zgjedhjes, ka tension të lartë tifozllëku politik

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë që i bashkohen PS-sw se prapambetja e Shkodrës lidhet me zgjedhjet që ka bërë ndër vite duke e cilësuar si zonën me tensionin më të lartë të tifozllëkut politik.

“Prapambetja e Shkodrës lidhet me zgjedhjet që ka bërë ndër vite sepse ka zgjedhur të shkojë në drejtim, që nuk ka të bëjë vetëm me kahun politik, por politika ka triumfuar gjithmonë mbi punën dhe jetën e njerëzve. Është zona me tensionin më të lartë të tifozllëkut politik. Kjo e cënon ndonjëherë edhe interesin e drejtëpërdrejtë të individit. Kur ti merr në punë një person apo kur ti shkon tek një mjek apo mësues nuk nisesh me cilën parti janë por kush bën punën më të mirë. Kjo duhet të jetë zgjedhja edhe tek qeveria që zgjedh. Mund të mos dua ta shoh me sy Edi Ramën se është arrogant por është kali që e mban më mirë këtë ngarkesë për ta çuar në anën tjetër të lumit. Shkodra ka paguar shumë gjatë dhe koston e zgjedhjes që ka bërë”, tha Rama.

Ora 12:42
Zgjedhjet, Rama e konfirmon: Do jem pjesë e skuadrës së Durrësit

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, gjë të cilën e kishte shprehur dhe më parë por pa një vendim final.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.

Ora 12:27
E reja nga Kukësi 'sfidon' Ramën: Unë do jem një nga lypëset më të forta për zhvillimin e zonës time (VIDEO)

Një tjetër kandidate e cila shprehu ambicien për t'u bërë deputete e PS-së në Kukës, tha se synon që të zhvillojë turzmin në këtë qytet. Ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama, se njësoj se siç ai e etiketon veten si 'lypësi më i gjatë', edhe kandidatja tha se do jetë 'lypëse' ndaj qeverisë në mënyrë që të arrijë qëllimin në zhvillimin e Kukësit.

"Do kisha shumë dëshirë që të jem deputetja e parë në Kukës. Mendoj që duke shfrytëzuar eksperiencën disa vjeçare në biznes, unë duke vlerësuar deri tani punën e qeverisë që vazhdon në Kukës, duke qenë që i është dhënë një hov infrastrukturës, qëllimi im kryesor është t'i jepet përparësi turizmit në Kukës. Mendoj që duhet të punojmë dhe unë do punoj fort. Unë mendoj që do jem nga ato lypset më të forta pasi do kërkoj shpesh ndihmën e qeverisë për të arritur këto qëllime. Kam ambicie pasi dua ta shoh Kukësin njësoj si vendet e tjera. Mendoj që duhet të hapim sa më shumë vende të reja pune" - tha kandidatja.

Ora 12:14
Kandidatja ja thotë 'defektin' në sy Ramës: Jam vajza e një prokurori! Jeni pak arrogant (VIDEO)

Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë.

Ajo i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia.

"Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s'jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar. " - tha

"Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë" - tha Rama.

"Jeni pak arrogant" - tha Hana.

"E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t'i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhqiem dhe kërkoj falje" - tha Rama.

Ora 12:09
Rama prezanton gjeneralin Bardhyl Kollçaku si kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit në kuadër të programit "Deputeti që Duam", Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.

“Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij siç u tha nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, nëna është fermere e babai karrocier. Që në fëmijëri kam mësuar se me punë dhe djersë arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit… në mision jashtë vendit.

Karriera ime ushtarake është e ndërtuar dhe me edukimin civil i cili në shumicën e rasteve është bërë individual. Do jetë një garanci që edhe në këtë karrier të re për tu shërbuyer dëgjuar të gjitha shtresat qoftë fermerët qoftë intelektualët qoftë ushtarakët, punonjësit e policisë për të gjithë institucionet e mbrojtjes por edhe për qytetarët e Beratit që i njoh mirë. U japo fjalën dhe garancinë e ushtarakut që do jem një nga ata në zemër në shpirt për të realizuar të gjitha projektet”, tha Kollçaku.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me padinë që bëri për largimin e tij nga detyra para kohe. Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë dhe ka vendosur që atij t’i paguhet rroga por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë. Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi. Në padinë e tij ai kërkoi që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet në mënyrë që ti ruhej statusi, t'i mundësohej pagesa dhe rikthimi në detyrë. 

Ora 12:04
‘Deputeti që duam’, Balla iu jep një këshillë kandidatëve të rinj (VIDEO)

Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj, kKreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij iu dha një këshillë të rinjve dhe të rejave që kanë kandiduar për që qenë kandidat për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit, e cila ishte të mbajnë marrëdhënie të mira me zgjedhësit.

“Prej 2005-ës kam pasur nderin që të jem përfaqësues i një zone të caktuar të Shqipërisë, për të cilën ruaj mirënjohjeje. Këshilla që do t’ju jepja të rinjve dhe të rejave është që marrëdhënien me të mirë mbajeni me zgjedhësit. Janë ta që ju kanë mbështetur, ju vëzhgojnë. Herën e parë qytetarët të japin besim. Herën e dytë apo të tretë është radha juaj që t’ju jepni besim. Një ditë u përzgjodha unë të isha pjesë të kësaj partie, dhe sot iniciuam këtë proces.”, tha Balla

Ora 11:57
Rama 'zë ngushtë’ kandidaten për deputete: Unë hyra në PS se mendoja që kishte defekte! Po ti ç'probleme shikon, se unë jam më i pakënaquri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kadidatëve për deputetë ka vënë në “siklet” një prej kandidateve të cilën e ka pyetur për një problem që shikon në PS, pasi kjo e fundit tha fjalë shumë të mira.

Këtu Rama tregoi se ai vetë kur ka ardhur në PS ka menduar se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin por edhe sepse mendonte që kishte defekte.

Rama: Fjalimi ishte nota 10. Kur kam hyrë në Ps kam hyrë si një forcë që ishte e vetmja që mund ta bënte ndryshimin ppor edhe sepse mendoja se PS kishte shumë defekte për të ndrequr, tani më thuaj defektin që sheh edhe ti. Se nëse PS është kaq e bukur dhe kaq e mirë ca nevoje kemi për ty

Kandidatja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin dhe njerëzit e thjeshtë.

Rama: Balla svjen nga një familje e veçantë në status babi mësues nëna infermiere, Erioni po ashtu. Të gjithë vijnë nga një familje e mesme. Detyra për ty që vjen në këtë rrugë është të shohësh se çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Se ti dukesh e kënaqur unë jam i pakënaqur. Sështë kaq e lehtë sa duket

 

Ora 11:45
Rama: Kanë aplikuar 1581 qytetarë për t'iu bashkuar skuadrës së PS-së (VIDEO)

Kryeministri Rama u shpreh se në platformën 'Deputeti që Duam' kanë aplikuar 1581 qytetarë nga çdo fushë e jetës.

"Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie për të na u bashkuar në skuadrën. Kemi pasur 1581 aplikime nga i gjithë vendi, qytetarë të çdo fushe të jetës. Procesi ka kaluar në disa etapa. Jam i kënaqur që të takojë disa prej tyre që do i bashkohen skuadrës tonë. Kam dy kolegë që kur ishin të rinj, u bënë pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme për t'u bërë pjesë e rrugës tonë të përbashkët. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë me mua këtu. Taulanti është dhe për një arsye tjetër për hapjen dhe përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës sonë" - tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 28/02/2021 19:42

    Kemi akuzuar Berishen si injorant e krahinor por mjafton te shikosh si e ke ndar Shqiperine ne veri dhe jug qe te kuptosh se je i njejt me te.Nuk fitohet vota me arrogance por me pune,aty ku nuk te votojne duhet te investosh me shum qe tu mbushedh mendjen qe vlen dhe jo te hakmerresh me arrogance.

    Përgjigju
  • Shaqo: 28/02/2021 17:55

    Kjo goca e prokurorit ngaterrohet rendshem. Te mbrosh me argumenta e llogjike mendimin e veprimin tend, nuk eshte arrogance por bindje per ate qe flet e ben. Njelloj si analistet e kazanit. Nuk paske kapacitetin e duhur per ne PS. Ngelesh thjeshte nje votuese e PS asgje me teper. Mos u mbro me babane tend te ndjere

    Përgjigju
  • Dori: 28/02/2021 16:36

    Jo vetem arrogant por racist dhe krahinor.Hakmarres ndaj qyteteve qe votojn kunder tij.Kjo nuk esht arrogance por injorance.Ky tallet me komentuesit me FEJSBUK e me AJFON por harron se hakmarrja ndaj Shkodres vetem se voton ndryshe nuk esht gje tjeter pervec se injorance.

    Përgjigju
  • Suela: 28/02/2021 16:24

    Pse nuk thua kush ja la edhe per 4 vite tjera Voltanen kryetare Shkodres? Ne gjith Shqiperin bere zgjedhje,ne Shkoder le prap Voltanen sikur te ishte Republike me vehte dhe tani diskriminon nje qytet te ter ne emer te Voltanes.Dhe me paftyrsi flet cdo dit per Voltanen kur cdo fond zhvillimi dhe cdo projekt e zbaton vetem ne jug.

    Përgjigju
    • Bledi: 28/02/2021 19:49

      Kto komentuesit jan pasqyra e qeverisjes se Rames qe e ka nda Shqiperine ne dy krahina.Boll me urrejtje o njerz,jemi ne demokraci dhe te lir te votojm kedo por kjo nuk do thot qe po nuk votove qeverine nuk merr asnji kacille.Kjo esht injoranca.

    • Cubel breca: 28/02/2021 19:18

      Sa per suelen te jem un km sju jap asnje kacille. Ju smeritoni asgje. Juve ne 2009 ju mbyti sali qeni me dashje edhe deri ne vitin 2013 sju dha asnje lek. Vjen I gjati e jua dha te gjitha e ju prap beni kryq per kriminelin e kobit qe cfar si ka ber kesaj shqiperie. E cfar keni moral te kerkoni ju???????????????

    • Shaqo: 28/02/2021 17:47

      Ju shkodrenjte te pakten te kishit arritur nivelin e Pukes. U bete qyteti me i prapambetur ne veri. Por BOLL ME KEN SHKODRAN, TE GJITHA I BAN. Hajt per hajr ju kjofte.

    • Endri: 28/02/2021 17:31

      Si ta hiqte Voltanen?! Pastaj pse Shkodra votoi per kete idtiote kur kishte Keti Bazhdarin per alternative. Shkodra e meriton se von per PD kir historikisht kjo parti eshte tallur duke filluar nga ngjarjet e 2 Prillit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb