Deputeti serb e thotë hapur: Kosova është shtet i pavarur

Deputeti serb e thotë hapur: Kosova është shtet i pavarur

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Nenad Canak ka pranuar publikisht pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për median kosovare RTK ai dënoi krimet që serbët kanë kryer ndaj kosovarëve.

Ai u shpreh "Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranoj pavarësinë e saj. Në Serbi është një politikë që kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet. Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve. Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të zbardhen.”

Canak  është edhe kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës dhe në 2017 ishte kandidat për president në Serbi. Ai u shpreh se është absurde që nuk akoma nuk ka lëvizje për dënimin e krimeve edhe 19 vjet pas rënies së Millosheviçit. Duke kritikuar me ashpërsi propagandën e Serbisë, ai u shpreh "Mua dikur më hoqën mandatin e deputetit vetëm pse bëra disa pyetje për luftën në Kosovë". Sipas tij nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Serbia nuk mund të ecë përpara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën