Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar zhvillimin e një interpelance më zv.ministren Belinda Balluku dhe gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, për të cilat ai thotë se kjo e drejtë i është mohuar.

Ndër të tjera, Shehaj thotë se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por ndoshta dhe të Evropës, që dy zv.ministra të një qeverie, merren të pandehur njëri pas tjetrit nga drejtësia të akuzuar për korrupsion.

“Interpelancë me Ballukun, atëherë nuk ishte e pandehur sot po, dhe kjo e bën më të rëndësishme interpelancës. Brenda 3 javësh nga dorëzimi  i kërkesës, ju duhet të caktoni një datë. Kam kërkuar interpelancë dhe me kryeministrin, por më është mohuar. Është një moment historik. Për herë të parë në 35 vite, të pushtetshmit po dalin përpara drejtësisë. Duhet të jetë për herë të parë dhe në Evropë që dy zv.ministra, njëri pas tjetrit, Ahmetaj në arrati i akuzuar për korrupsion, Balluku e panehur për një tender me mbi 100 milionë euro. I kemi parë përgjimet, ‘palloshi i gjatë’ ‘prit të marr pak leje’... (i tërheq vëmendjen kryetari i Kuvendit) Ka dy funksione ky parlament, të votojë ligje dhe t’i kërkojë llogari qeverisë sesi harxhohen paratë e qytetarëve shqiptarë, Më është mohuar e drejta për interpelancë”, tha Shehaj.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni