Deputeti shqiptar i publikon numrin personal ministrit, thirrje qytetarëve: Dërgojini mesazh ‘Dorëheqje’

Deputeti shqiptar i publikon numrin personal ministrit, thirrje qytetarëve: Dërgojini mesazh ‘Dorëheqje’

Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati . Këtë e ka bërë në një mënyrë ndryshe nga sa jemi mësuar, jo me fjalime apo statuse, por duke i publikuar numrin personal që qytetarët t’i shkruajnë mesazh “Dorëheqje”.

Kjo vjen pas deklaratave të bëra nga Murati në 2016 kundër UÇK-së.  

“Këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile, duan me na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt. Bile edhe mercenarë me pasë angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thane”, ka thënë Murati.

Sipas Molliqajt, Murati nuk meriton të jetë ministër i Kosovës, ajo është e çliruar pikërisht nga UÇK-ja. 

Postimi i Dardan Molliqaj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/07/2022 08:17

    DARDAN MOLLIQAJ BURRI I MINISTRES (SHAHINI) SË ARSIMIT NË SHQIPËRI ËSHTÉ AGJENT SERBORUS NJASHTU SI SHEFI I TIJ SOT EDVIN SHKJAU SHQIPFOLËS!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela