Deputeti si komisar në filmat e socrealizmit edhe këtë vit!

Deputeti si komisar në filmat e socrealizmit edhe këtë vit!

Kuvendi i Shqipërisë

Pos  sjelljes në politikë që të kujton luftën e klasave , e cila bën me gisht kulakun, të deklasuarin, agjentin, armikun duke parë me kë rri, me ke pive kafe, kujt i fole, me kë u takove po kaq neokomunist dhe hipokrit është ligjërimi. Duke mos pasur shkollë tjetër politike veç atë të Enver Hoxhes dhe ideologëve pranë tij deputeti shqiptar edhe sot perceptohet nga të tjerët si komisar apo si kryetar kooperative madje edhe ai vet flet e sillet si i tillë !!

Në asnjë rënd shoqëror njeriu nuk është i çliruar nga vetja! Personi është gjithmonë individualist dhe në shoqëritë e lira duke prosperuar vetë ndikon që të kontribuojë pozitivisht për komunitetin. Themelore mbetet sa ndershëm çdo kush  e ndërton CV-në e tij në jetë?! Sa ai mund të jetë model për tjetrin dhe po kaq sa i tillë mund të shndërrohet në përfaqësues me shembullin njerëzor, intelektual, profesional si kontributor në jetën publike pasi ka menaxhuar mirë të veten?!

Komike dhe tragjike shfaqet situata kur sheh njerëz gjysëmanalfabet, të unshëm për me vjedhë e me rrejtë të vetmen gjë që bëjnë mirë tek i dëgjon me folë në emër të popullit !!  Ato që ju vjedhin me miliona lejesh e tenderësh jua kthejnë me kafe e raki si begenisje e si popullor. Pastaj krekoset i kam ushtarë këta.

Rëndom të grisin veshin hipokrizive të tipit " unë jam me dhe mes demokratëve të ndershëm", "unë jetoj me shqetësimet  e socialisteve e të qytetareve të ndershëm" , gjithçka pra vërtitet tek e "ndershmja" tek "halli" i militantit apo qytetarit po kurrë tek i "veti".

Deputeti shfaqet si një "shenjtor" i kohëve  moderne , një "savanarolë" kundër vesit dhe luftar i virtytit. Ai nuk ka  jetë private dhe personale, ai nuk ka familje por familjen  e madhe elektorale, ai jeton për të tjerët! I pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime thuhej dikur.

Gjithmonë "sup me sup e krah me krah" rri me demokratet dhe socialistet! Aty ha aty fle, aty gëzohet, aty hidhërohet! Jam në zonë përgjigjet gjithmonë, jam me njerëzit, jam në bazë.

Deputeti shqiptar gënjen pa e kuptuar se është gënjeshtar! Ai shfaqet  si e duan "gjykatësit" e tij të cilët sillen si aktor në një loje të madhe. Kush e ka kutin e moralit, të se drejtës, të së mirës, të besës, të puritanizmit?

Deputeti mund ti shërbeje më mirë votuesve të tij kur është i vërtetë në gjuhë e sjellje, kur sillet si njeri që do veten më shumë se të tjerët e me pas përpiqet te mos jetë i lig , përfitues, mashtrues e levantin me tjetrin. Deputetet nuk janë komisaret e revolucionit as klerikët e librave të shenjtë! Si të tillë na la ky vit. Do zoti tjetri na gjen me njerëz dhe me pak shenjtorë! Gëzuar 2023 !

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja