Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes

Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes

Përplasja në Kuvend mes Vullnet Sinajt dhe Bledjon Nallbatit

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka vendosur ti shkoj deri në fund betejes me drejtësinë në lidhje me sherrin me kolegun e tij opozitar Bledjon Nallbati.

Pasi dy shkallet e gjyqsorit pushuan procedimin nr 230 që kishtë të bëntë me vepren penale goditje për shkak të detyrës, Sinaj ka bërë rekurs në gjykatën e lartë.

Deputeti socialsit kundërshton dy vendimet për pushimin e dosjës ndaj Nallbatit, që sipas tij e ka goditur me grusht më datën 30 tetor 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

Deputeti Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Pasagjeri përpiqet të hapë derën e avionit në mes të fluturimit mbi oqean

Pasagjeri përpiqet të hapë derën e avionit në mes të fluturimit mbi oqean