Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi është bërë baba për herë të tretë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti me anë të një postimi të shkurtër në Facebook ku dukeshin duart e vogëlushes të sapoardhur në jetë.

Kler Shalsi erdhi në jetë.

Shkruan deputeti në postimin e tij

Eduard Shalsi është i martuar me znj. Eranda Shalsi dhe ka 2 fëmijë më të mëdhenj, Patrikun dhe Samuelin.