'Ekonomia' rrëzon Metën për 'Butrintin'! Presidenti: Ligji antikushtetues! Zhupa-deputetëve të PS: S'keni 'këllqe' t'i dilni kundër Ramës

TIRANË- Çështja e 'Butrintit' u kthye sërish në Kuvend, pasi presidenti Meta nuk dekretoi ligjin që  parashikon administrimin e parkut të Butrintit. Megjithatë, as argumentet që përfaqësuesi i Presidencës dha para komisionit të  Ekonomisë dhe Financave nuk mjaftuan, pasi vetëm me votat e socialistëve dekreti u rrëzua.

Sipas Presidencës, ky ligj nuk respekton kushtetutën, ndërsa hije dyshimi ka edhe për procedurat e ndjekura që kalojnë te privati administrimin e parkut kombëtar të Butrintit.

"Procesi legjislativ që ka cuar në miratim cënon dispozita konkrete të kushtetutës, cënon konventën e Parisit. Bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, nuk është marrë mendimi i ekspertëve të pavarur, nuk ka një proces të gjerë konsultues me publikun, shmang audimimin për të ardhurat që do të krijohen si dhe cënon rezolutën e Parlamentit Europian. Në këto kushte, presidenti vlerësoi se duhet t'i kthehet Kuvendit", tha Bledar Dervishaj. 

Nga ana tjetë, presidenti Ilir Meta tha se deputetët e mazhorancës po ecin drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kulturore vetëm për arsye korruptive.

"Tregohet qartë se deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë tërësisht të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore dhe kombëtare siç është Butrinti vetëm për arsye tërësisht të errëta, korruptive dhe ndoshta edhe në motive më të thella se kaq, pse jo edhe shkombëtarizuese", tha ai. 

Diskutimi u shoqërua edhe me akuzat e deputetes së opozitës Ina Zhupa  sipas të cilës, socialistët nuk kanë guxim të kundërshtojnë ligjet që Rama i bën për favore klienteliste.

"Nuk keni  këllqe që t'i dilni kundër Edi Ramës, mesa duket e keni vendosur partinë para shtetit", tha ndër të tjera Zhupa. 

Sipas ligjit, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të sigurojë menaxhim të pasurisë kulturore, lehtësi në mbledhjen e fondeve dhe financimeve, si dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10-vjecare.

Debati i plotë në Komision
Eduart Shalsi: Ajo që më ka bërë përshtypje si rralllë herë në takimet që kemi patur është që nuk donin që takimet të bëheshin publike për shkak të komenteve mbi çështjen e Butrintit. I kemi ende të freskëta rastet e disa arkeologove që janë pyetur nëse Butrinti është grek, që i konsideruan budallallik. I prita në zyrë ata që protestuan për të shpjeguar opinionet e tyre, të cilat tashmë janë të bëra publike, përvecse më erdhi keq që i dhashë mundësinë vetëm dy prej tyre. Është një çështje opinionet e të cilave janë ballaqafuar deri më tani, dimë pro-të dhe kundrat, kemi takuar cilindo që kishtte një merak për të thënë apo një merak për të dëgjuar.

Edmond Spaho: Nisur nga debati i zhvilluar në korridor si dhe duke patur parasysh që mbledhjet e komisionit janë të hapura për publikun, ai grup duhej të merrte pjesë në komision, në një kohë që çështja ka ngjallur debat gjithandej, ne edhe mund t'i dëgjonim për këtë çështje kur kemi dëgjuar edhe grupe studentore edhe fondacione.

Eduart Shalsi: Erdhën për provokime, të përdornin një gjuhë që nuk është e denjë. ishin në zyrë te unë. I dëgjova çfarë kërkese kishin, opinionet e tyre janë të shkruara, nëse tipa si puna e tyre nuk i bën nder as nga mënyra sesi komunikojnë as sesi sillen.

Ina Zhupa: Çështja që po trajtojmë është me interes publik, edhe dëgjesat nuk mund të bëhen vetëm për ju. Duhet t'i kishim dëgjuar edhe kur po konsultonim. Nuk janë raportet e 24 dëgjesave. Mund t'i hidhni online për një cështje me interes publik. Nëse i keni bërë hidhini online që ta kemi më të hapur këtë cështje. Shqyrtimi i dekretit të Metës bëhet sot, ndërkohë që unë kam depozituar edhe një projektligj, ndoshta do ishte e udhës që të shqyrtohej njëkohësisht sepse janë nisma që shkojnë me njëra tjetrën, nëse kalojnë ndryshimet që kërkoj unë, atëherë mund të ndryshojë edhe baza ligjore për Butrintin.

Eduart Shalsi: Lexoni nenin

Ina Zhupa: I kam lexuar (flet pa mikrofon)

Erion Braçe: Po boll moj se prandaj është kryetar ai

Blerina Gjylameti: Stopo, lërë te flasë, nuk shkon kjo punë

Eduart Shalsi: Nuk e kupton, prandaj flet pa mikrofon, nuk e bën dot, e kanë zakon. E nderuar kolege, nuk je deputete permanete e këtij komisioni, ka një mikrofon, ka një buton, kërkohet fjala, nëse e keni të vështirë të formalizoheni me këto praktika, kjo është edukata e jetës parlamentare. Sot kuvendi i ka miratuar ligjin, seancat dëgjimore janë ezauruar.

Përfaqësuesi i presidentit, Bledar Dervishaj: Transaprenca dhe konsultimi publik i ka munguar që në gjenezën e tij. Jo vetëm që ky proces ka munguar, por kemi konsultuar të meta edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse Kuvendi do të kishte treguar pak më hsumë interes, kishte 2 mundësi zgjidhje, ose të riparonte të metat, ose t’ja kthente qeverisë projekligjin, i cili në këtë fazë është miratuar.

Procesi legjislativ që ka cuar në miratim cënon dispozita konkrete të kushtetutës, cënon konventën e Parisit. Bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, nuk është marrë mendimi i ekspertëve të pavarur, nuk ka një proces të gjerë konsultues me publikun, shmang audimimin për të ardhurat që do të krijohen si dhe cënon rezolutën e Parlamentit Europian. Në këto kushte, presidenti vlerësoi se duhet t'i kthehet Kuvendit. Brenda parkut kombëtar ka 10 zona arkeologjike, që në fakt janë ngritur edhe shqetësime nga njohës të fushës shqetësime të së cilëve janë përfshirë në dekretin e presidentit për kthimin e ligjit. Nuk garanton mbrotjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Shteti shqiptar ka mundësinë për të garantuar ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive të tilla si Butrinti.

Nuk hidhet dritë mbi shumë procese mbi mënyrën sesi është vlerësuar mënyra e administimit, si është vendur përzgjedhja e FAZH, a ka patur subjekte të tjera që kanë shprehur interesin për administrimin etj, me cilët është konsultuar plani i menaxhimit? Procesi i ndjekur për vlerësimin e AADF si menaxhuesen e butrintit nuk është në përputhje me ligjin.

Ina Zhupa: Nuk keni  këllqe që t'i dilni kundër Edi Ramës, mesa duket e keni vendosur partinë para shtetit. komuniteti atje duhet të përfitojë si në pjesën ekonomike ashtu edhe në pjesën sociale, ju e keni shmangur këtë. nuk ishit në gjendje të thonit një rast si ai i Butrintit. Ky ligj është i rënë automatikisht. që një institucion të administrojë pasuri publike, në këtë rast pasuri kulturore duhet të jetë i themeluar nga ministria përgjegjëse dhe një partneri strategjik. Fondacioni shqiptaro-amerikan i zhvillimit  është në kundërshtim me ligjin statusin partner strategjik. nuk ka kushtin e ekzistencës së partnerit strategjik. Fshiheni pas fondet amerikan por doni ti hapni mundësi  ndërtimit të resorteve të oligarkëve tuaj. Injoranca juaj nuk është argument. Shkel kushtetutën e Shqipërisë. Një arkeolog filogrek jep mendim? i ke dhënë fondacionit të gjitha të drejtat.

Ina Zhupa: Butrinti është shumë më i rëndësishëm se Shalqinjtë

Eduart Shalsi: E ke qesharakëzuar këtë debat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin, Meta: Afera e radhës, deputetët të reflektojnë

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pasi Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Zhvillim i freskët nga Kuvendi, ku komisioni parlamentar ka rrëzuar dekretin e presidentit për çështjen e Butrintit, çështja kaq e madhe që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar. Na risolli edhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin, dëgjesën ndaj ekspertëve të fushës, shoqërisë civili që u përjashtuan sot në mënyrë brutale. Tregon qartë që deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore siç është Butrinit, vetëm për arsye të errëta, korruptive, motive edhe më të thella sesa kaq, pse jo është të çkombëtarizimit. Kemi të bëjmë me një vazhdimësi sistematike të goditjes së trashëgimisë, jo vetëm në Tiranë, Durrës por edhe n Butrint dhe shumë zona të vendit tonë. Deputetët në seancë plenare ti lexojnë të gjitha argumentet që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës, konventave ndërkombëtare, demonstrojnë paligjshmërinë dhe mungesën totale të transparencës”, tha Meta.

Ora 13:21
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin! Presidenti: Cenohet Kushtetuta

Me votat e maxhorancës, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Fill pas kësaj, ka reaguar Meta ka renditur arsyet ligjore mbi të cilat është bazuar kthimi i dekretit, teksa thekson se cenon kushtetutën.

“Mbroni parkun e Butrintit dhe vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore kombëtare! I ftoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara edhe sot në Komisionin e Ekonomisë nga Këshilltari im Ligjor, z.Bledar Dervishaj lidhur me Dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të Marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit, që:

– cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;

– cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;

– cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;

– bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

– praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;

– procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;

– shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;

– për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Europian.

I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi”, shkruan Meta.

Ora 13:10
Shoqëria Civile në protestë për 'Butrintin', Shalsi i pret në zyrë

Një grup anëtarësh të shoqërisë civile protestuan jashtë Kuvendit, ku kërkuan që të merrnin pjesë në Komision, por nuk u pranuan, ku kryetari Eduart Shalsi, tha se dëgjesat kanë përfunduar. Ato patën edhe një përplasje verbale me Shalsin, pasi ky i fundit i mori në zyrë. 
  

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalaja prej balte: 12/07/2022 15:13

    Po car shoqeri civile jon kta i njef gjith tirona e shqipnia ca lepirsash jan ku si kan fut unet per nji pjat qyl e nji got long...!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja