Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Bujar Çela ka bërë një urim me tone të pastra komuniste me rastin e 1 majit, që është edhe dita botërore e punëtorëve.

“Gëzuar 1 majin, proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”, - ka qenë urimi i Çelës, duke iu referuar Manifestit të Partisë Komuniste, të shkruar nga Engelsi dhe Marksi.

Nuk dihet nëse thirrja e Çelës është rastësore apo e qëllimshme.

Megjithatë, vetë Partia Socialiste 3 vitet e fundit, ka rikthyer parkatikën e thirjes me termat “shokë dhe shoqe” publikisht për funksionarët e lartë të saj, duke revokuar të njëjtin term me të cilin i referoheshin anëtarët e Partisë së Punës njëri-tjetrit.

Statusi i Çelës në Facebook