Rexhep Selimi, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia së cilës i përket ai do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tij, nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti tha Rexhep Selimi gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Selimi tha se vota pro e lëvizjes “Vetëvendosje” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk po bëhet për mbrojtjen e individëve të caktuar, por për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e Speciales është bërë më 22 dhjetor të 2017 nga 43 deputetë të partive në pushtet.

d.b/shqiptarja.com