Deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj do të shfaqet në ekran si opinioniste në ‘Big Brother 3’. Banorët e edicionit të tretë do të komentohen për lojën e tyre nga Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari.

Ori Nebiaj hoqi dorë nga bota e televizionit pasi mori mandatin e deputetes nën siglën e Partisë Demokratike, pasi Grida Duma dogji mandatin e saj.

Duket se Ori është gati për t’i rikthyer sërish ekranit.