Deputetja e PD “sherr” me Ruçin
për ngjarjen e 91-shit në Shkodë

Deputetja e PD “sherr” me Ruçin<br />për ngjarjen e 91-shit në Shkodë
Deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku, akuzoi ashpër kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa mbajti fjalën e saj në seancën e sotme plenare. Ulqinaku kujtoi ngjarjen e vitit 1991 në qytetin e saj, ku u vranë 4 të rinj, duke e lidhur ngjarjen me Ruçin.

Sipas saj, kreu i Kuvendit ka qenë një ish-funksionar i viteve të fundit të regjimit, Ministër i Brendshëm, në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër, ku u zhvillua një protestë masive, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ruçit, i cili tha se nuk është faji i tij për ngjarjen e asaj kohe, duke i kërkuar deputetes Ulqinaku që të njohë më mirë historinë e fakteve dhe ngjarjeve.

 “Dëgjova që lakove emrin tim në raport me Shkodrën, fole për një kohë që nuk është faj jot që ishte disa muajshe në ’91. Fole për një kohë që nuk është faji jot në 92 që ishe 1 vjeçe. Nuk është faji jot që nuk mund ta ndiqje çdo gjë që është live në lidhje me Ruçin dhe 91. Mundohu të njohësh mirë historinë e fakteve dhe ngjarjeve. Unë jam krenar që shkodranët më mirëpresin me duar në xhepa dhe më votojnë”, tha Ruçi.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit