Deputetja e PD inspekton Inceneratorin e Fierit: 28 mln euro nga buxheti i shtetit, objekti nuk është funksional

Deputetët e Partisë Demokratike inspektuan Inceneratorin e Fierit si pjesë e punës së Komisionit Hetimor për të mbledhur provat. Sipas Dhurata Çupit Inceneratori i Fierit nuk është funksional, por ndërkohë janë harxhuar 28 mln euro nga buxheti i shtetit.

"Shteti funksionon me letra, ne e kemi ngrit komisionin hetimor bazuar në tre elementë, procedurat që janë ndjekur, abuzimi me buxhetin e shtetit dhe si është menaxhuar prona shtetërorë këtu dhe praktikat e shpronësimit. Shikohet qartë, këtu nuk përpunohet, kontrata është lidhur në 2016 në dhjetor dhe duhet të fillonte funksionimin në 2019", deklaroi Çupi.


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor inspekton Inceneratorin e Fierit, drejtori: Depozitohen 130 tonë mbetje çdo ditë! PD: Objekti nuk është funksional! PS: Brenda 40 ditëve nis punën, u provua se nuk është fantazmë


SI.E./AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja