Deputetja e PD në zonat e përmbytura në Shkodër: Qeveria t’i thërrasë mendjes dhe t’i lërë udhëtimet, shumë familje janë rrethuar nga uji
Pamje nga përmbytjet në Shkodër
Deputetja e partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka akuzuar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Në një deklaratë, Metaliaj tha se qeveria po abuzonte me energjinë duke e blerë me çmimin më të shtrenjtë dhe duke e shitur me çmimin më të lirë ndërkohë që mund të prodhonte.
Ajo bëri thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për verifikim të dëmeve që përmbytjet kishin shkaktuar.
“Apeli im është që qeveria t’i thirr mendjes t’i leje udhëtimet se ndërkohë që i gjithë shteti është në ajër qytetarët ndodhen nën ujë. Të shpallë gjendjen e emergjencës së jashtëzakonshme t’ju vij pranë qytetarëve, t’i verifikojë me sy të gjitha dëmet që po bëhen në mënyrë që t’ju sigurohet mbështetje për banesë, për ushqime dhe për të gjitha prodhimet bujqësore që ndodhen nën ujë.
Ka shumë familje të cilat janë të rrethuar nga uji. Nga ajo se çfarë patë ju ose keni konstatuar për çfarë kanë më shumë nevojë këta banorë për momentin? Aktualisht që flasim ato kanë nevojë për ushqime por edhe për ilaçe.
Një pjesë tjetër dhe për veshmbathje se aktualisht janë nën ujë por edhe gjëja e gjalla kanë nevojë për ushqime sepse janë totalisht të mbuluar me ujë”-tha Metaliaj.
Lajmi kryesor:
Situata nga moti i keq/ PD kërkesë qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqet problematike: Të shmangim debatin politik
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.2%
-
Keq
62.4%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 2935
Lajme të tjera
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45