Situata nga moti i keq/ PD kërkesë qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqet problematike: Të shmangim debatin politik

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Shkodër Lezhë e Durrës. Enkelejd Alibeaj kërkoi që të dëmshpërblehen dhe të gjitha familjet e përmbytura ndërsa thumboi Sali Berishën kur tha se përmbytjet nuk duhet të përdoren për luftë politike.

Kryetari i Grupit Parlamentar, ka depozituar sot kërkesën e tij dhe të deputetëve të PD për shpalljen e masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së emergjencës natyrore. Alibeaj bashkë me deputetët, Bardhi, Bushati, Koliqi, Bakiu, Bushati, Lika dhe Ulliri kërkuan interpelancë me kryeministrin Rama. 

 “Duke parë zhvillimet e këtyre ditëve një pjesë e deputetëve tanë të PD-së, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Situata e 3 ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në 3 qarqet, Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Ka dëmtuar të mbjella, pasuri natyrore por dhe humbje të jetëve. Nisur nga kjo kemi kërkuar me anë të kësaj kërkesë, për tu përmbushur kriteret ligjore për shpalljen e emergjencës. Kjo është një kërkesë juridike jo politike. Kërkesa jonë i drejtohet kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është një kërkesë e bazuar në kushtetutë, legjislacion për një arsye të thjeshtë. E kuptoj që sa herë ka të tilla ngjarje politika vrapon tek to. Duam të kalojmë nga një situatë e debatit politik te një nivel i situatës ligjore. Presim që një orë e më parë qeveria të mblidhet dhe të shqyrtojë këtë kërkesë. ”- tha Alibeaj ndër të tjera.

Situata me motin e keq ka veçuar edhe njëherë kampin e selisë blu, së paku këtë tregoi Alibeaj në pyetjen drejtuar nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.

Nisur nga reagimet e ashpra politike të bëra ditën e djeshme që pati protagonist ish kryeministrin Sali Berisha në terrenin e Shkodrës dhe përplasjet në distancë me Ramën, Alibeaj thotë se janë debate të panevojshme politike. Sipas Alibeaj nuk është e nevojshme të shkuarit në terren për të treguar solidaritet me qytetarët pasi për të mesazhi më i madh për qytetarët është ndihma e shtetit dhe e qeverisë, të cilën e cilëson si ‘letargjike’.

“E thatë vetë dhe unë e thashë në fjalën time, unë në shtëpinë time kam çizme për të shkuar atje, por në këtë situatë është e rëndësishme ngritjen e alarmit nga kushdo. Por do doja dhe këtu dua të jem i sinqertë që në situatën ku ndodhemi duhet të bëhet nga qeveria. I dërgoj këtë kërkesë pikërisht për t’iu shmangur debateve të vogla politike. Mesazh më i rëndësishëm se të qenurit afër është vetë shteti dhe ndihma e qeverisë. Që të jenë pranë njerëzve në ditë të zeza si këto. Ajo që është më e keqe është ‘letargjia’ e qeverisë përballë kësaj situate.”- tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Deputetja e PD në zonat e përmbytura në Shkodër: Qeveria t’i thërrasë mendjes dhe t’i lërë udhëtimet, shumë familje janë rrethuar nga uji

1669018565_finalprojekt.00040123.Still001.jpg

Deputetja e partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka akuzuar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Në një deklaratë, Metaliaj tha se qeveria po abuzonte me energjinë duke e blerë me çmimin më të shtrenjtë dhe duke e shitur me çmimin më të lirë ndërkohë që mund të prodhonte.

Ajo bëri thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për verifikim të dëmeve që përmbytjet kishin shkaktuar.

“Apeli im është që qeveria t’i thirr mendjes t’i leje udhëtimet se ndërkohë që i gjithë shteti është në ajër qytetarët ndodhen nën ujë. Të shpallë gjendjen e emergjencës së jashtëzakonshme t’ju vij pranë qytetarëve, t’i verifikojë me sy të gjitha dëmet që po bëhen në mënyrë që t’ju sigurohet mbështetje për banesë, për ushqime  dhe për të gjitha prodhimet bujqësore që ndodhen nën ujë.

Ka shumë familje të cilat janë të rrethuar nga uji. Nga ajo se çfarë patë ju ose keni konstatuar për çfarë kanë më shumë nevojë këta banorë për momentin? Aktualisht që flasim ato kanë nevojë për ushqime por edhe për ilaçe.

Një pjesë tjetër dhe për veshmbathje se aktualisht janë nën ujë por edhe gjëja e gjalla kanë nevojë për ushqime sepse janë totalisht të mbuluar me ujë”-tha Metaliaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 22/11/2022 12:29

    Mos u lodhni kot.Po te kish ndodh ne jug do e shpallte menjeher...per veriun nuk e rru fare Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës