Deputetja e PS-së: Të gjithë duhet të dëgjojnë mesazhet e Rudina Hajdarit

Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea vlerësoi vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin. Socialistja tha se vajza e Azem Hajdarit tregoi maturi me vendimin që mori dhe shtoi se mesazhet që ajo përcolli duhet të dëgjohen.

"Ata janë deputetë të opozitës, unë shpresoj që të kemi debate në parlament. Opozita duhet të jetë kritikuese dhe të jetë sikur duhet ta bëjë punën e vet. Mendoj që Rudina Hajdari kishte një përgjigje shumë e maturuar, një qytetare e përgjegjshme, është vajza e Azem Hajdarit, që nuk është një deputete që nuk e njeh askush, ka edhe historinë e babait të saj.

Është shumë korrekte dhe përpiqet që ta bëjë punën e saj sikur duhet, pasi jemi edhe në të njëjtin komision. Nuk kishte as gjaknxehtësi, as militantizëm. Këto janë mesazhe që të gjithë duhet ti dëgjojnë 'ajo tha që vendosin interesin e Shqipërisë mbi partinë'. Më vjen mirë që do të jetë në parlamentin e Shqipërisë" tha ai.

Në fund deputetja e PS-së kishte një mesazh për opozitën për protestën e 16 marsit. "Policia do të jetë në krye të detyrës, uroj që të mos kemi shfaqje të dhunshme apo vandalizimi" theksoi ajo.

Rudina Hajdari nuk pranoi që të digjte mandatin duke dalë kundër vendimit të grupit, ndërsa Partia Demokratike e përjashtoi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion