“Të gjithë azilantët shqiptarë do të rikthehen dhe të gjitha rastet e paraqitura do të verifikohen”.Kështu deklaroi deputetja gjermane Marieluise Beck pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Kukësit,Bashkim Shehu.Deputetja gjermane ka paralajmëruar edhe penalitete për shumicën prej tyre, nëse ata kanë shkelur afatet e qëndrimit.

“Të gjithë azilantët shqiptarë do të rikthehen, ndërkohë që për shumicën prej tyre do të ketë edhe penalizime, nëse ata kanë shkelur afatet e qëndrimit. Të gjitha rastet e paraqitura do të verifikohen, pasi për të gjithë ata azilantë që vijnë nga vende që nuk kanë luftëra apo nuk përndiqen politikisht, nuk ka asnjë shans të përfitimit të azilit apo punësimit të tyre. Qytetarët nuk mund të nisen nga një thashethem, për të ndërmarrë iniciativa të tilla, ndaj edhe në bashkëpunim me ambasadën tonë në Tiranë kemi nisur një sër takimesh në gjithë vendin.Institucionet lokale dhe ato qëndrore  duhet që të informojnë qytetarët”.- u shpreh Beck.

Ndërsa, Kryetari i bashkisë Bashkim Shehu, tha se rreth 7 mijë banorë nga Kukësi kanë emigruar në Gjermani. Ai pohoi se ndonëse autoritetet gjermane po deklarojnë se nuk do të ketë azil, qeveria shqiptare hesht dhe nuk ka asnjë politikë konkrete për këtë cështje.

Në këtë takim, ishte i pranishme dhe zëvëndës ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Anke Holsteinishte  si dhe deputeti Flamur Noka. Gjatë takimit  u diskutua gjërësisht për shkaqet e largimit të banorëve të Kukësit të cilët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesëve në Gjermani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)