Deputetja i jep qumësh gjiri vajzës
në Parlament, ajo është e para

Deputetja i jep qumësh gjiri vajzës<br />në Parlament, ajo është e para
Kujdesi për fëmijën është më i rëndësishëm dhe çdo nënë e vë atë në plan të parë të gjërave të saj. Kështu ka bërë edhe deputetja e Parlamentit të Argjentinës, Victoria Donda Perez, e cila nuk ka nguruar ti japë gji vajzës së saj 8 muajshe gjatë seancës plenare.
 
Ajo është ulur në vendin e saj, ka marë vajzën dhe e ushqen atë me qumësht gjiri. Nga fotot ajo duket e lumtur teksa mban në krah dhe ushqev vajzën e saj të vogël.
 
Por në rrjetet sociale ky veprim i deputetes ka ngjallur diskutime të shumta. Disa komentues të rrjetit social Tëitter e kanë vlerësuar veprimin e deputetes, ndërsa disa të tjerë e kanë kundërshtuar.
 
 “E admiroj për gjestin e saj, shumë nëna me punë marrin dado dhe ato i ushqejnë me gjëra jo shumë të shëndetshme. Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjat”, - shkruan një komentuese në rrjetin social Twitter.
 
“Në rregull, megjithatë deputetja mund të kishte marrë diçka dhe të mbulonte pjesën e sipërme, jo të bënte shoë duke treguar gjoksin”, - shkruan një tjetër komentues në Twitter.
 deputetja argjentinase
deputetja argjentinase
deputetja argjentinase
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron