Deputetja Spahiu: Rritja e pagës së mjekëve me 40%, pak vende e bëjnë! Bardh Spahia: Përdoret politikisht në mënyrë të turpshme (VIDEO)

Buxheti për 2021 ka hapur një debat gjatë emisionit Pa Protokoll mbëmjen e sotme ku të ftuarit kanë replikuar kryesisht për dy pika, rindërtimin dhe menaxhimin e pandemisë. Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu u shpreh se ky buxhet parashikon një ndihmë të madhe për këto dy aspekte.

Ndërkohë ajo tha se rritja me 40% e pagës së mjekëve në këtë kohë është një arritje që shumë pak vende e kanë bërë.

"Nga ana ekonomike bizneset kanë humbur. Ky buxhet që ne kaluam, 2021, jam e kënaqur në dy pika. Në një plagë të rëndë që kaluam vjet nga tërmeti i 26 nëntorit. Mirëmenaxhimi i kësaj pjese, ne vendosëm si forcë politike pavarësisht vështirësive të dimë të vlerësojmë situatën ku jemi. Të rrisësh 40% pagën e personelit shëndetësor është një arritje. Ne u bashkuam me vendet që do të marrim vaksinën sapo të prodhohet. Ne kemi mësuar çdo ditë nga gjërat që po kalojmë. Ne mësuam që në çdo hap kemi parë mungesa në diçka dhe jemi fokusuar tek ai problem. Ka nga ato familje me ndihmë ekonomike.

Por deklarata e saj ka pasur kontestime nga ekonomisti Rezart Prifti si dhe ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia. Prifti tha se rritja e pagës në këtë moment është një veprim kamikaz duke qenë se është dhe periudhë elektorale.

"Që vidhet në rindërtim kjo është e sigurt përsa kohë keni atë ministër rindërtimi. Pas tërmetit u premtuan ndërtimi i 147 shkolla ku vetëm 10 % e tyre ishte nga vendet e prekura nga tërmeti. Këto janë veprime kamikaze si rritja e 40% e pagave të mjekëve. Është një situatë elektorale." - deklaroi Prifti.

"Ku e keni provuar juve dhe ku e ke botuar" - tha Spahiu.

Ish-deputeti Bardh Spahia deklaroi se mënyra se si përdoret politikisht rritja e pagës së mjekëve është e turpshme. Ai thotë se kjo duhet të ishte bërë që në mandatin e parë të qeverisë së socialistëve.

"Ju flisni për rindërtime ndërsa kemi shumë familje që janë ende në çadra. Keni premtuar që çdo familje do të jetë në shtëpi përpara vitit të ri. Më pas u shty për vitin tjetër. Ju e konsideroni sukses ndërsa ne e quajmë dështim. Iu referuat pagave të mjekëve, por unë e quaj të turpshme tani. Mënyra e përdorimit politik është shumë e turpshme. Rritja e pagave duhet të ishte bërë që në fillim të mandatit tuaj dhe nuk mund të bëhet tani pranë zgjedhjeve. Unë po iu referohem premtimit të bonusit 500 euro dhe 1000 euro për mjekët" - u shpreh demokrati.

"Janë dhënë të gjitha. Ju të gjitha i quani gënjeshtër" - tha deputetja e PS-së.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 14/11/2020 05:18

    po ky SPaia nuke ishte ky qe dogji shkollen ne SHkoder a po jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar