ATHINË - Greqia dhe qeveria e saj janë vënë përsëri nën kritikën e ashpër të mediave gjermane edhe pas deklaratave pozitive të kryeministrit grek, Antonis Samaras për "dalje nga kriza në 2014".

Revista e përjavshme 'Der Spiegel' e quan Samaras si një “të shëruar imagjinar”, ndërsa bën edhe pyetjen retorike: "Greqia, ky anëtar i plotë i BE dhe Eurozonës, një vend në zhvillim? Apo një shtet i dështuar si Afganistani dhe së shpejti ndoshta si Pakistani?"

Kritika vë në dukje vendqëndrimin në konsolidimin fiskal, pavarësisht deklaratave për të kundërtën nga kryeministri grek dhe mburrjeve të tij se Athina po premton një presidencë europiane të shpresës.

Greqia mbetet ajo që ishte, një vend pa shtet, të paktën pa shtet rezultativ, përfundon 'Der Spiegel', që insiston se Athina do të ketë nevojë pa dyshim për një paketë të tretë ndihme nga 8 deri në 10 miliardë euro ne vitin 2015.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)