Der Spiegel: Pse po largohen
shqiptarët nga vendi i tyre
Më shumë se 1/3 e azilkërkuesve në Gjermani janë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Të rinj, të varfër dhe të zhgënjyer me vendin e tyre, ata janë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Thuajse, asnjë prej tyre nuk do të lejohet të qëndrojë në Gjermani. Kështu e nis revista e përjavshme gjermane “Der Spiegel” shkrimin kushtuar azilantëve që vijnë nga Ballkani. Revista merr shembullin e Visar Krasniqit, një qytetari shqiptar të riatdhesuar.
Më shumë se 1/3 e azilkërkuesve në Gjermani janë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Të rinj, të varfër dhe të zhgënjyer me vendin e tyre, ata janë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Thuajse, asnjë prej tyre nuk do të lejohet të qëndrojë në Gjermani.
Kështu e nis revista e përjavshme gjermane “Der Spiegel” shkrimin kushtuar azilantëve që vijnë nga Ballkani. Revista merr shembullin e Visar Krasniqit, një qytetari shqiptar të riatdhesuar. Kur Visar Krasniqi arriti në Berlin dhe pa imazhin e famshëm të Bernauer Strasse – të një prej ushtarëve që kalon telat me gjemba për të kaluar në pjesën Perëndimore të Gjermanisë – aty mësoi se kishte mbërritur në Gjermani.
Ai hyri në një botë tjetër, në atë ku kërkonte të bëhej pjesë e saj. Ajo që ai nuk dinte edne ishte se ëndërra e tij do të përfundonte pas 11 muajve, 5 tetor 2015.Ai është një prej 30 mijë shqiptarëve nga Kosova që kanë aplikuar për azil në Gjermani që prej fillimit të këtij viti. Thuajse në të njëjta shifra janë edhe kërkesa e shqiptarëve nga Shqipëria (29 353).
Gazetari i “Der Spiegel” ka shkuar dhe në Novosej të Kukësit për të prekur nga afër fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt Gjermanisë. Ky fshat që disa vite më parë kishte rreth 2 mijë banorë tashmë ka vetëm 300 të tillë. “Ata janë të gjithë në Gjermani thotë”, Mali Tafaj.
23-vjeçari tifoz i Milan kishte zgjedhur si degë të preferuara për të studiuar 1. Financë, 2. Gazetari dhe 3. Pylltari. Qeveria (Ministria e Arsimit) vendosi që ai të studionte për këtë të fundit. Sot Tafaj di të gjitha emrat e pemëve të zonës në latinisht, por ai nuk ka një punë. Shqipëria ka rreth 30% të papunë.
Në Shqipëri jetojnë rreth 3 milionë njerëz, po aq sa është edhe numri i të larguarve nga vendi. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është e 9-të sa i takon nivelit të emigracionit. Vetëm gjatë muajit korrik nga vendi janë larguar ku 7 500 persona që kanë kërkuar azil në Gjermani. Ndërsa 8 000 kërkesa janë bërë gjithsej në të gjithë periudhën e vitit të kaluar.
Pas sirianëve dhe shqiptarëve nga Kosova, shqiptarët janë të tretët në numrin më të madh të azilkërkuesve. Vala e emigrimit ka nisur nga një thashetheme thotë një banorë. Thashethemi ka ardhur nga Kosova, në fillim të këtij viti: “Kufiri me Serbinë është hapur dhe se Gjermania po kërkon punëtorë”. Ata që udhëtojnë për në Gjermani nga Kosova paguajnë 200 euro. Pasi aplikojnë për azil në Gjermani, ata marrin 143 euro ndihmë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44